E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopshti Botanik, çiftet e sapomartuar realizojnë videoklipet

Edhe pse në një pjesë të Kopshtit Botanik, po punohet për të ndërtuar Unazën e Re, të shumtë janë çiftet e sapomartuar që e zgjedhin atë, për të realizuar klipet, në ditën më të rëndësishme të tyre.

Çiftet, të cilët shoqërohen nga të afërmit, kameramanët apo edhe fotografët, fiksojnë momentët e veçanta, në celuloid në ambjentet më të bukura, të kopshtit.
 

Sidomos, ky kopësht frekuentohet më shumë në muajin korrik dhe gusht, ku edhe numri i dasmave është më i lartë. Në rritjen e numërit të dasmave, sigurisht që ndikon edhe kthimi i emigrantëve shqiptarë në atdhe. Ky kopësht, është një nga vendet e vetme, ku mund të gjesh njëkohësisth kaq shumë nuse dhe dhëndurë.
 

Për të hyrë në këto ambjente, sigurisht që duhet të paguash një faturë prej 1 mijë lekësh të reja. Por, pavarësisht frekuentimit, kujdesi për bimësinë e kopshtit të vetëm Botanik në Shqipëri, duket se është e lënë disi pasdore nga kujdestarët e tij.
 

Por, nuk ka sesi të mungojë as parada që çiftet që bëjnë nëpër rrugët kryesore të Tiranës. Një çift i sapomartuar ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale dhe të veçantë për të bërë xhiron e tyre në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku nuk mungojnë as boritë e motorrave shoqërues që bien pa pushim.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›