E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazakistan, digjen 14 roja kufitare

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP” e cila citon burime zyrtare. “Një rojtar pylli u gjet gjithashtu i vdekur, në postëkomandën e shkatërruar, 'Arkankerguen', që ndodhet në juglindje të vendit", theksoi Shërbimi i Rojeve Kufitare në Kazakistan.

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbajev e cilësoi sulm terrorist vrasjen e mistershme të 14 rojeve kufitare, të gjetur të pajetë nën rrënojat e një postëkomande të shkatërruar, në kufi me Kinën.
      
 "Besoj se është një sulm terrorist", deklaroi Nazarbajev, duke thënë se "të paktën 15 trupa të pajetë, përfshi 14 roje kufitare dhe një rojtar pylli, u gjetën nën rrënojat e postëkomandës 'Arkankerguen' të shkatërruar në kufi me Kinën, që ndodhet në juglindje të vendit"./Start/

                                                                                             2012-06-02 11:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›