E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në veriun e Kosovës, VV dënon sulmet

Përplasja që ndodhi në datën 1 qershor në veri të Kosovës edhe një herë vë në pah brishtësinë e sigurisë në Kosovë. Kërcënimi publik që shpërfaqin strukturat kriminale të Serbisë në Kosovë tregoi persistencë, pavarësisht lëshimeve që Kosova ka bërë përmes negociatave të padrejta e të pabarabarta me Beogradin. Ky kërcënim publik, që shfaqet përmes barrikadave, përmes spastrimit etnik të shqiptarëve që jetojnë në ato fshatra, përmes dhunës direkte dhe vrasjes së banorëve siç ndodhi në rastin e Selver Haradinajt, nuk mund të pajtohet e nuk mund të zgjidhet përveçse duke shtrirë në ato zona kontrollin dhe sovranitetin shtetëror e institucional të Republikës së Kosovës.

Sipas Vetëvendosjes, ky kërcënim publik, që shfaqet përmes barrikadave, përmes spastrimit etnik të shqiptarëve që jetojnë në ato fshatra, përmes dhunës direkte dhe vrasjes së banorëve siç ndodhi në rastin e Selver Haradinajt, nuk mund të paqtohet e nuk mund të zgjidhet përveçse duke shtrirë në ato zona kontrollin dhe sovranitetin shtetëror e institucional të Republikës së Kosovës.
“Ngjarjet e 1 qershorit konfirmojnë edhe një herë qëndrimin e drejtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! se Kosova ka nevojë për ushtri të sajën. Janë disa aspekte të sigurisë që i përkasin policisë, por janë edhe ca të tjera që i takojnë ushtrisë. Policia ruan rendin publik, por integriteti territorial dhe mbrojtja e kufijve janë arsyeja pse ekzistojnë ushtritë. Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që nuk ka ushtri. Dhe, Kosova është shteti më i rrezikuar në Ballkan, për shkak të apetiteve të Serbisë të cilat nuk janë teori konspirative, por janë shpallur haptazi. Shpallja dhe bërja e FSK-së ushtri do t`ia lehtësonte punën NATO-s.
 

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon sulmin mbi ushtarët e KFOR-it, dhe i dëshiron të lënduarve shërim sa më të shpejtë.
Ndërkaq integrimi i veriut dhe bashkimi i Mitrovicës nuk duhet kuptuar vetëm si një çështje e lirisë së lëvizjes. Kjo është një çështje vitale për sigurinë dhe mirëqenien e popullit të Kosovës, e për këtë arsye duhen shkatërruar strukturat kriminale të Serbisë, duhet shporrur MUP-i prej andej, ndërsa paralelisht nevojitet një plan gjithëpërfshirës i zhvillimit ekonomik. Duhet kuptuar se integrimi i vërtetë dhe i qëndrueshëm nuk është vetëm integrimi institucional, por edhe ai shoqëror. E këtë të fundit e garanton veçse zhvillimi ekonomik i përqendruar në prodhim e në punësim.
 

Edhe një herë bëjmë thirrje që të ndalen bisedimet për veriun, përderisa atje janë në veprim strukturat ilegale shtetërore të Serbisë, sepse këto bisedime paraqesin inkurajim për ato struktura dhe për vetë Beogradin. Sa i përket serbëve lokalë që nuk janë të përfshirë në ato struktura, me ta është e kotë të bisedohet për sa kohë i kanë strukturat armiqësore e kriminale të Serbisë mbi kokë. Problemet në Kosovë nuk vijnë nga mungesa e dialogut, por nga apetitet e Serbisë”thuhet në deklaratën e leshuar nga VV.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›