E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Kallamates si u ekzekutua emigranti shqiptar dhe u ther me thike djali i tij 2-vjecar

Autori per te mbuluar vrasjen e ka hedhur makinen buze nje kanali per ta shitur krimin si aksident automobilistik. Autoritetet greke kontakt urgjent me autoritetet e policise shqiptare Ngjarja e tmerrshme

Nje shqiptar eshte qelluar me plumb ne koke ndersa djali i tij eshte goditur me thike ne fyt. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Kallamate te Greqise. Sipas policise viktimat jane Filip Mezai 35 vjec emigrant shqiptar ne Greqi dhe djali i tij 2 vjec. Ngjarja ka alarmuar autoritetet e policise greke te cilet ne fillim jane njoftuar per nje aksident por pasi kane mberritur ne vendin e ngjarjes prane nje perroi ne zonen e Arios ne fshatin Preti te Kallamates ekspertet u ballafaquan me nje krim makaber. Me te mberritur forcat policore kane gjetur Filip Mezain te qelluar me pistolete ne koke kurse te birit i eshte prere fyti me thike. Te dhenat e policise nga hetimet paraprake tregojne se ate e bir ishin vrare dhe me pas autoret e kishin shtyre makinen drejt gremines me pasoje perfundimin ne perroin aty prane. Makina kishte ngecur ne perrua me drita ndezur dhe kjo beri kalimtarin qe ta shihte dhe te therriste policine. Sipas korrespondentit ne Greqi vdekja e dyfishte ka shkaktuar gjendje shoku ne Kallamate dhe sidomos ne fshatin Plati ku jetonte familja Mezai. Filipi ka lene gruan dhe nje djale 11 vjecar jetim. I vellai i Filip Mezait dhe xhaxha i vogelushit te ndjere u tha njerezve te policise se nuk dinin asgje per kete qe kishte ndodhur dhe se nuk i kishin borxh askujt. Gruaja e te ndjerit jetonte me dy djemte ne Shqiperi dhe here pas here shkonte tek i shoqi ku e ndihmonte ate per te vjele ullinj. Kesaj radhe ajo kishte nje muaj qe kishte shkuar ne Greqi dhe si zakonisht kishte marre dhe dy femijet me vete. Autoritetet e policise greke sapo kane filluar hetimet per kete ngjarje te tmerrshme kane hyre ne kontakt me Policine e Shtetit ku kane kerkuar te dhena per familjen dhe problemet qe viktima mund te kishte ne Shqiperi. Ne vendin ku ai jetonte njihej si punetore dhe mjaft njeri i zoti pa probleme borxhesh apo hakmarrjesh me banoret perreth. Kjo ka bere qe ata te ngrene dyshime per probleme te mbartura nga Shqiperia. Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa interesin e eksperteve te antikrimit shqiptare te cilet menjehere jane vene ne levizje per te hetuar rreth kesaj.

Skema e ekzekutimit mafioz

Vogelushi dhe i ati u gjenden te vdekur ne Kallamate ne oren 1800 te pasdites se 29 nentorit. Ishte nje qytetar ai i cili sinjalizoi policine duke raportuar se nje autoveture tip Benz-Mercedes me ngjyre te zeze e permbysur gjendej buze rruge ne nje perroi ne zonen e Arios te fshati Prati lokaliteti Piperica prane Kallamates. Me te mberritur forcat policore kane gjetur trupat e 35-vjecarit dhe djalit te tij 2-vjecar. Ne dukje fillimisht u dyshua per nje aksident rrugor. Por shpejt u zbardh se kishim te benim me nje vrasje e cila nga autoret ishte mbuluar duke provokuar nje aksident pas krimi. Ekspertiza mjekoligjore dje ka konfirmuar se plage ne koke i kishin shkaktuar vdekjen babait dhe plage fatale ne fyt te birit. Ekspertiza tha se plaget ishin pasoje e perdorimit te armeve dhe jo nga aksidenti. Filip Mezai eshte qelluar me pistolete ne koke kurse te birit i eshte prere fyti me thike. Policia duke folur per hetimet tha se ate e bir ishin vrare dhe me pas autoret e kishin shtyre makinen drejt gremines me pasoje perfundimin ne perroin aty prane. Makina kishte ngecur ne perrua me drita ndezur dhe kjo beri kalimtarin qe ta shohe edhe pse ishte muzg dhe te therrase policine transportoi kufomat per ne morg. Policia tha se makina ishte prone e Filip Mezai. Nderkohe duke konfirmuar se po heton pisten e vrasjes se dyfishte dhe inskenimit te aksidentit per te mbuluar krimin theksoi se po merr ne pyetje te aferm e te njohur te Filip Mezait. Ishte nje kalimtar grek i cili pa makinen ne kanal dhe mendoi se ishte aksident. Menjehere ka njoftuar policine dhe ambulancen. Kur policia shkoi ne vendin e ngjarjes konstatoi se 35-vjecari ishte ekzekutuar me plumb ne koke ndersa djali i tij 2-vjecar kishte nje plage te rende thike ne qafe. Sipas banoreve te zones emigranti shqiptar jetonte ne Plati te Kalamates ndersa familja e tij jetonte ne Shqiperi. Muajt e fundit ai merrte ne Greqi bashkeshorten dhe djalin e tij 2-vjecar.

Dyshimet per vrasjen
Dyshohet se vrasja mund te jete bere per larje hesapesh por eshte ende heret te thuhet me siguri nje gje e tille thone burime te policise greke te cilat theksuan se do te vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe venien perpara drejtesise te autorit te krimit qe nuk kurseu as femijen 2-vjecar. Policia dyshon se krimineli mund ti jete trembur njohjes nga femija dhe eshte detyruar ta vrase dhe ate duke e bere krimin edhe me te tmerrshem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›