E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata 20 vjet burg per Lavderim Tufen

I akuzuari per vrasjen e pronarit te Kartodrom 2000 Fatmir Rama i njohur si Miri i Xhikes i ka shpetuar burgut perjete

Lavderim Tufa i akuzuari i vetem per vrasjen e pronarit te Kartodrom 2000 Fatmir Rama i njohur gjeresisht si Miri i Xhikes do te vuaje vetem 20 vite burgim. Pas rigjykimit te ceshtjes Gjykata e Tiranes ka vendosur te shpetoje te pandehurin nga qendrimi perjete ne qeli denim ky qe u dha ne gjykimin e pare nga Gjykata e Krimeve te Renda. Ne arsyetimin e vendimit trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Albert Mece argumentoi se pas mbledhjes se fakteve gjykata arriti ne konkluzionin se Tufa nuk ka qene ekzekutor ne ngjarjen e marsit te vitit 2003 por roli i tij ka qene ai i bashkepunetorit. Per kete gjykata iu referua edhe deshmise se Ylli Kelmendit ish shok i Fatmir Rames i cili ishte i pranishem ne momentin kur ndodhi masakra. Sipas gjykates ky deshmitar ka treguar se e njihte Lavderim Tufen dhe se ky i fundit nuk ka qene nje nga ata qe qelluan naten e krimit. Ne baze te ketij argumenti gjykata i hoqi denimin te pandehurit edhe per akuzen e armembajtjes pa leje pasi sipas saj ne armet automatike ne vendin e ngjarjes nuk u gjeten gjurmet e gishtave te tij. Gjykata e shpallur fajtor Tufen vetem per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese te me shume se nje personi ndonese e theksoi se roli i tij ne vrasje eshte ai i bashkepunetorit. Ne lidhje me analizat e ADN-se dhe interpretimet e tyre nga ekspertet gjykata vendosi te pranoje konkluzionet e ekspertit italian Renato Biondo duke marre me rezerva konkluzionet e eksperteve shqiptar sipas te cileve ADN-ja e Tufes nuk perputhet e me ate te perzierjes se gjakut te gjetur ne nje kapuc ne vendin e ngjarjes. Por sipas trupit gjykues nga teresia e fakteve te mbledhura provohet se tufa ka qene ne vendin e ngjarjes por ai nuk ka marre pjese ne ekzekutim dhe se ka ndihmuar autoret te largohen menjehere u shpreh gjykata ne vendimin e dhene. Nderkohe pa pare prokuroret kerkuan per te pandehurin denimin me burgim te perjetshem ndersa mbrojtja dhe vete i pandehuri kerkuan pafajesi duke mbajtur te njejtin qendrim qe kane mbajtur qe ne fillim te procesit.

Ngjarja

Sipas akuzes ne daten 29.3.2003 rreth ores 2000 i pandehuri Lavderim Tufa ne bashkepunim me nje person tjeter te paidentifikuar pasi ishin armatosur me dy automatike te tipit Kallashnikov dhe te maskuar me kapuca kane hyre ne territorin e kompleksit Kartodrom 2000 i cili ndodhet ne afersi te fshatit Lunder Tirane vend ku banon edhe i pandehuri. Ne kete kohe ne nje nga sallat e kompleksit jo larg portes se jashtme ne katin e pare te tij ndodhej i ulur edhe shtetasi Fatmir Rama pronar i ketij kompleksi. Ai ishte ulur ne nje nga tavolinat e salles se restorantit se bashku me shtetasit Kristaq Cani Flamur Rrapaj Nazmi Cela e Ylli Kelmendi dhe se bashku po shikonin ne televizion ndeshjen e futbollit Shqiperi-Rusi e cila po zhvillohej ne ato momente. Sapo i jane afruar salles i pandehuri dhe bashkepunetori i tij kane filluar te shtijne me arme qe nga jashte vetratave te salles ne drejtim te tavolines ku ka qene i ulur Fatmir Rama me Kristaq Canin Flamuar Rrapajn Nazmi Celen e Ylli Kelmendin. Personat e permendur me siper kane qene te ulur me shpine nga vetrata dhe nuk e kane vene re afrimin e dy personave te armatosur gje e cila beri te pamundur dhe reagimin e tyre ndaj autoreve. Nga goditjet me arme zjarri jane vrare shtetasit Fatmir Rama Kristaq Cani dhe Julian Durishti i cili punonte si kamerier ne kompleks dhe gjendej prane tavolines duke sherbyer ne momentin qe eshte shtene me automatik prej te pandehurit dhe bashkepunetorit te tij. Pervec personave te mesiperm eshte plagosur dhe shtetasi Flamur Rrapaj. Nga personat e pranishem ne salle ne ato momente vetem Nazmi Cela dhe Ylli Kelmendi nuk jane demtuar nga plumbat. Ne momentet kur i pandehuri dhe bashkepunetori i tij po gjuanin me arme ne drejtim te tavolines ku ishin ulur viktimat Ylli Kelmendi ka marre nje pistolete te cilen e kishte me vete Fatmir Rama dhe me te ka shtene ne drejtim te autoreve duke plagosur njerin prej tyre. Menjehere pas kryerjes se vrasjeve i pandehuri dhe bashkepunetori i tij jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes ne drejtim te fshatit Lunder. Fakti penal i paraqitur u provua plotesisht nga deshmite e shtetasve Ylli Kelmendi e Flamur Rrapaj dhe perputhet plotesisht me ate qe eshte pasqyruar ne procesverbalin e keqyrjes se vendit te ngjarjes i dates 29.3.2003. Nga aktet e ekspertimit mjekoligjor nr. 58 i dates 29.3.2003 dhe procesverbali i keqyrjes se kufomes se viktimes Fatmir Rama rezulton se ne trupin e tij jane konstatuar kater plage prej te cilave dy ne koke dhe dy ne ekstremitetet e poshtme dy plage tangentciale si dhe nje frakture e kockave te kycit te dores se djathte. Shkaku i vdekjes sa qene shoku i rende traumatizo-hemorragjik si pasoje e kalimit te disa predhave ne trupin e tij.

Provat

Rezulton se ne vendngjarje jane fiksuar dhe sekuestruar rreth 26 gezhoja te ndryshme. Ne afersi te lokalit ne rrugen qe te con per tek magazinat e Lundres jane fiksuar dhe me pas sekuestruar dy krehra automatiku model 56 te bashkuar me natriban i cili kishte njolla gjaku ne siperfaqen e tij. Eumlshte e qarte qe dy autoret e vepres penale jane larguar ne kete drejtim duke hedhur nje pjese te municionit qe kane pasur me vete. Nga keqyrja e zones perreth eshte arritur qe ne fshatin Lunder tek Lagjja e Dallasheve ne nje kanal uji te zbulohen fiksohen dhe me pas sekuestrohen nje automatik model 56 pa qyte me nje fishek te paplasur ne fole. Se bashku me automatikun eshte fiksuar dhe sekuestruar edhe nje kapuc ngjyre blu e erret i trikotuar me mbishkrimin Champions i ndotur me njolla te ngjashme me ato te gjakut po ashtu si automatiku.

Gjykimi i pare


Ne gjykimin e tij te pare per akuzen e vrasjes Lavderim Tufa u denua me Burgim te perjetshem. Ky vendim u shpall nga Gjykata per Krimet e Renda ne shtator te vitit 2006. Ky vendim u la ne fuqi edhe gjate shqyrtimit te dosjes nga Gjykata e Apelit ndersa pas rekursit ne Gjykaten e Larte vendimi u prish dhe dosja u rikthye ne Apelin e Krimeve te Renda. Gjykata e Larte la disa detyra per gjykaten mes te cilave edhe thirrjen e ekspertit italian qe kishte kryer analizen e ADN-se Renato Biondo per te dhene sqarime perpara gjykates. Pasi u rikthye ne Apel kjo gjykate shpalli moskompetence per shqyrtimin e dosjes dhe e dergoi per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›