E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligji per pasurite e paluajtshme Berisha Gati regjistri

Keshilli i Ministrave miratoi dje projektligjin Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme i propozuar nga Ministria e Drejtesise. Kryeministri Berisha e konsideroi Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme si regjistrin edyte themelor me te rendesishem te shtetit pas atij te Gjendjes Civile.

Jane kontraktuar firma nder me seriozet - tha Berisha - te cilat po bejne regjistrimin e parcelave dixhitalizimin dhe brenda vitit qe vjen ky proces do te perfundoje. Ky eshte nje proces i nje rendesie jetike vendimtare per themelet e tregut e stabilitetin e tij. Qeveria austriake dhe Banka Boterore kane dhene e po japin nje ndihmese shume te cmuar. Nderkohe Ministria e Drejtesise ne kete proces ka propozuar reformimin e Zyres se Regjistrimit te Pasurive drejtimin e saj nga nje bord me perfaqesues te disa institucioneve dhe shnderrimin e saj ne nje institucion qe varet nga Ministria e Drejtesise por qe kalon ne vetefinancim.
Me kete ligj theksoi Kryeministrikompletohet reforma e sistemit te regjistrimit te pasurive cka perben nje zhvillim shume pozitiv dhe nje detyrim madhor ne reformat ne teresi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›