E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Kozares rrezohet Kushtetuesja

Katër vjet pasi dha vendimin e parë për dënimin e Luan Marrën me burgim të përjetshëm, pasi u gjykua për vrasjen e familjarëve të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Berat ka dhënë të njëtin vendim për të cilin Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me një vendim me numër 14 që mban datën 03.05, 2011 e quajti antikushtetues. Gjykata e Shkallës së Parë në një vendim të dhënë shpalli fajtor Luan Marrën, me akuzën e “vrasjes në rrethana rënduese dhe të më shumë se një personi” . Ashtu si dhe është shprehur Gjykata Kushteuese me vendimin e saj se provat mbi të cilat është gjykuar dhe dënuar Marra kanë qënë antikushtuese kështu, u shpreh dhe avokati i tij mbrojtës Alban Bengasi .
Provat mbi të cilat u gjykua Marra në tre shkallët e gjyqësorit shqiptar ishin: një proces verbal i marrjes në pyetje me përmbajtje vetpërgjegjësie i datës 30 tetor 2006 dhe një eksperiment hetimor i po kësaj date. Këto dy prova u cilësuan të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, madje u vlerësuan si cënim i rëndë i standardeve kushteuese për marrjen dhe fiksimin e provave. Por, dhe pse të konsideruara si antikushtetuese provat e vetme të Prokurorisë së Rrethit të Beratit u paraqitën sërisht nga ana e prokurorit të çështjes Artian Bejo, i cili në emër të organit të akuzës në pretencën e tij një javë më parë kërkoi fajësimin e të pandehurit Luan Marra dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Me të njëjtat prova, por me një motiv të rrëzuar nga prova e analizave të AND-së, prokurori Bejo i kërkoi gjykatës në pretencën e tij të njëtin vendim, shpalljen fajtor dhe dënimin fajtor me burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›