Topi takon Shmit: Integrimi i Shqipërisë në BE, përparësi
BUDAPEST-Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, bashkë me delegacionin që e shoqëron Kryetarin e Shtetit në Republikën e Hungarisë, u pritën sot në një ceremoni solemne në Pallatin Sandor nga Presidenti hungarez, Pal Shmit.
Në vijim, Presidenti Topi dhe homologu i tij hungarez, Pal Shmit zhvilluan bisedime në krye të dy delegacioneve zyrtare respektive.
Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se gjatë këtij takimi, Presidenti Topi, duke iu referuar mbështetjes së vazhdueshme për vendin tonë të Hungarisë, që mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ritheksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është përparësi e politikës së jashtme shqiptare.
Kryetari i Shtetit shqiptar nënvizoi angazhimin maksimal të shtetit shqiptar për bashkëpunim të plotë me Presidencën hungareze dhe delegacionin e BE-së në Tiranë në përmbushje të synimit për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Në përfundim, të këtij takimi, Presidenti Topi dhe Presidenti hungarez Pal Shmit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
(d.b/BalkanWeb)