E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calderon: Lojtarët nuk janë të lumtur

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon (i cili e udhëhoqi klubin gjatë viteve 2006-2009), ka deklaruar se Jose Mourinho nuk ka biseduar me brazilianin Kaka në katër muajt e fundit.

Sipas tij, shumë lojtarë janë të pakënaqur me situatën e Los Blancos, ndërsa e ka përmendur edhe Nuri Sahinin, si një nga ata që nuk kanë raporte të mira me trajnerin.

“Lojtarët nuk janë më të lumtur. Ai nuk ka folur me Kakan asnjëherë në katër muajt e fundit”.

“Lojtarët spanjollë nuk janë të kënaqur me situatën e tyre, për shkak të privilegjit që Mourinho u jep lojtarëve portugezë”.

“Pastaj është situata e Sahin. Arsyeja që ai nuk luan është se Mourinhos nuk i pëlqen”, ka thënë Calderon për Ona FM.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›