Masakra e Srebrenicës, një i arrestuar në Kroaci
OSIJEK- Një i dyshuar për përfshirjen e vrasjes së mijëra myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë është arrestuar sot në Kroaci.
Zyra e prokurorit shtetëror në Sarajevë tha se Franc Kos u arrestua afër qytetit kroat të Osijekut.
Kos, i cili është me origjinë sllovene, besohet të ketë qenë anëtar i njësit të ushtrisë serbe të Bosnjës, i cili kreu ekzekutimet sistematike të rreth 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në korrik, 1995 në masakrën më të rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Bosnja tha se sot do ta kërkojë ekstradimin e tij.
(s.g/BalkanWeb)