Banorët e Bulqizës protestë përpara minierës
BULQIZë- Banorët e Bulqizës kanë dalë sot në një protestë të pazakontë duke bllokuar të gjitha hyrje-daljet në drejtim të minierës së Bulqizës. Banorët kanë bllokuar hyrjen në minierë duke vendosur në hyrje të rrugës së minierës pranë Zonës D të galerisë një fadromë.
Protesta ka nisur që në orën 7.00, të mëngjesit të sotëm dhe ka vazhduar deri në mesditë ku rreth 200 qytetarë kanë protestuar për korrupsionin në minierën e Bulqizës. Banorët kanë kërkuar që ti jepet fund korrupsionit me minierën ku sipas tyre 32 subjekte që kanë përfituar licensën për të operuar në këtë minierë e kanë përfituar atë me forma të dyshimta korruptive. Sipas banorëve një licencë është marrë për 300 mijë euro, dhe format e dhënësie së këtyre licencave janë të dyshimta.
(m.a/News24/BalkanWeb)