E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivotimi në Lezhë, tërhiqet PS, Kolegji shqyrton ankimimin e PD

TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot pushimin e çështjes për sa i përket padisë së PS-së, e cila kërkonte rivotim në qarkun Lezhë. Pas tërheqjes së PS-së nga kjo padi, Kolegji ka vendosur të pushojë çështjen, ndërkohë që pritet të marrë në shqyrtim një tjetër ankimim, atë të PD-së që kërkon rinumërim.

Partisë Demokratike kërkon rinumërimin e të gjitha kutive të votimit të qarkut Lezhë.

Në ankesën e saj PD kërkon rinumërim të të gjitha kutive për shkak të parregullsive dhe shkeljeve të shumta të konstatuara gjatë numërimit në këtë qark, i cili konkludoi dhe më problematiku i zgjedhjeve të 23 qershorit.

Pas rinumërimit të kutive nga KQZ një javë më parë, PD rriti diferencën e votave mes dy koalicioneve, nga 39 në 740 vota. Vendimi i KQZ-së i 10 korrikut për qarkun Lezhë çoi në ndarjen e mandateve: 4 për aleancën e djathtë dhe 3 për atë të majtë.

Dy ditë më parë, PS njoftoi për tërheqjen nga kërkesa e saj ankimore për pavlefshmëri dhe rivotim në qarkun e Lezhës, me qëllim që t'i hapet rruga çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe përmbylljes së shpejtë të procesit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›