E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha përuron rrugën ‘Pjetër Bogdani’: Kuptohet që s’bëhen për fushatë

TIRANË- Lulzim Basha, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka inauguruar sot përfundimin e rikonstruksionit të rrugës “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.

Basha ka thënë se kjo është një rrugë e rindërtuar me standarde, në frymën e së cilës pritet të rikonstruktohen edhe rrugë të tjera në kryeqytet.

“Kush ka pasur merake që këto ishin punë elektorale e kupton që janë punë që i përgjigjen qytetarëve. Kemi në proces pune një numër shumë të madh rrugësh dhe blloqesh për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve kudo ku jetojnë”, tha Basha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›