E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dhunoi bashkëshorten me ndihmën e vëllait, arrestohen

TIRANË- Policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar sot në Tiranë dy vëllezër për dhunë në ambientet familjare.

Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë bëri të mundur kapjen dhe më pas arrrestimin në flagrancë të shtetasve: Edmond Xhavit Çurri, 32 vjec, lindur e banues ne Tiranë, Arber Xhavit Çurri, 25 vjec, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye sepse mbrëmë rreth orës 22.30, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, për motive të castit kanë goditur e dëmtuar me sende të forta shtetasen R,Ç, 26 vjec e cila është bashkeshorte e shtetasit Edmond Çurri.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Dhunës në familje”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›