E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra ndaj civilëve në Siri/Bashar Al-Asad duhet të gjykohet si Mlladiç

16-06-2011 / Nga John C. Bradshaw dhe Michel A. Newton

Me gjeneralin Ratko Mlladiç në bankën e të akuzuarve në Hagë, për t’iu përgjigjur mizorive të kryera nga trupat nën komandën e tij gjatë luftës në Bosnje, kontrasti me ngjarjet në Sudanin e Jugut nuk mund të jetë më i frikshëm. Qeveria e Sudanit, e udhëhequr nga presidenti Omar Hassan Ahmad dal-Bashir, replikoi dorëshkrimin e Darfurit, duke sulmuar edhe një herë civilët dhe pronat e tyre, këtë herë rajonin e diskutueshëm të Abyeit në kufi, në prag të shkëputjes ligjore të Sudanit të Jugut, muajin e ardhshëm.
Ky është i njëjti Bashir i akuzuar për genocid nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Ky është i njëjti grup i zyrtarëve sudanezë që u duartrokitën nga diplomatët për marrëveshjen që kishte si qëllim t’i jepte fund luftës së vazhdueshme civile ndërmjet Sudanit të Veriut dhe atij Jugor  për dy dekada rresht dhe u angazhuan publikisht për të respektuar vendimin e Gjykatës së përhershme të arbitrimit për mosmarrëveshjet territoriale në Abyei. Këtu, regjimi i Bashirit ka planifikuar e kryer një masakër që mund të përkufizohet si një akt i paramenduar i spastrimit etnik i skicuar për të pastruar qytetin nga grupi etnik Ngok Dinka dhe ta zëvendësojë atë me Misseriya, aleatët e veriut. Dëshmitarë okularë referojnë për shumë fshatra që u rrafshuan, civilë që u bombarduan pa dallim dhe fëmijë që u lanë të vdekur në anë të rrugës (disa, siç është raportuar, u hëngrën nga luanët gjatë arratisjes).
Një njeri ka telefonuar të vëllain në Abyei dhe ka dëgjuar një person që është përgjigjur në telefon duke i thënë: “Ne e kemi vrarë vëllain tënd”. 60.000-150.000 refugjatë janë arratisur për të shpëtuar jetën, duke braktisur pasuritë e tyre. Këto janë personat më me fat. Forcat e Bashirit shkatërruan të vetmen urë që lidhte Abyein me zonat e sigurta, duke izoluar pjesën e mbetur të popullsisë dhe duke penguar kthimin e sigurt të atyre që kishin ikur.
Ndryshe nga rastet e mëparshme të sulmeve kundër civilëve nga ana e regjimit të Bashirit, këtë herë nuk kemi nevojë të presim për raporte fragmentare në fushë për të ndrequr atë që ndodhi. Kemi imazhe satelitore që tregojnë në kohë reale se çfarë ka ndodhur. Sateliti Santinel Project (Sps), i inauguruar nga George Clooney dhe nga projekti Enough, ka dhënë prova të pakundërshtueshme dhe pothuajse të menjëhershme nga kjo valë krimesh të kryera kundër popullsisë civile në Abyei dhe zonat përreth.
Imazhet satelitore DigitalGlobe të shkatërrimit janë të ngjashme me ato që kemi parë shpesh në të shkuarën në Sudan. Asnjë qeveri apo organizatë ndërkombëtare nuk mund të përqafojë injorancën apo dezinformimin kundrejt provave fotografike të disponueshme online dhe në raportin e përgatitur nga SSP Harvard Humanitarian Initiative. Imazhet e raportit tregojnë praninë e të paktën dhjetrave makinave në Abyei të Forcave të Armatosura sudaneze, pjesësh të lëvizshme artilerie, mjete të luftimeve të këmbësorisë. Analiza e imazheve tregon se deri një e treta e strukturave civile në Abyei u dogjën dhe konfirmon raportet sipas të cilave dhjetëra mijëra civilë janë zhvendosur.
Nuk ka asnjë bazë të mundshme në përputhje me ligjet e zakonet e luftës për shkatërrimin e qëllimshëm të shtëpive civile dhe për vjedhjen ose për shpërndarjen e furnizimeve të dhuruara nga bujaria e qeverive të tjera për të ndihmuar popullsinë dhe për të përmbushur nevojat e tyre urgjente. Nuk ka vend për argumentimin se akuzat janë të bazuara në marrëdhëniet e fragmentuara ose ishin thjesht të ndërtuara me dinakëri; në Abyei faktet janë kaq të qarta sa nuk mund të ketë justifikim për mosveprim.
Këshilli i Sigurisë së ONU-t duhet të ushtrojë autoritetin e tij sipas ish artikullit VII duke punësuar një ekip të pavarur ekspertësh ndërkombëtarë në gjendje të vlerësojnë provat e krimeve të kryera në Abyei dhe të ruajnë provat para se qeveria sudaneze t’i detyrojë të heshtin. Nëse Bashir, i cili u padit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid në Darfur, është në fakt përgjegjës për sulmin nё Abyei, vetëm ky fakt duhet t’i detyrojë të gjitha shtetet që të bien dakord për të zgjeruar hetimet, në mënyrë që të kuptojnë krimet e kryera në Abyei. Përveç kësaj, veriorët që janë “vendosur” në Abyei pas agresionit duhet të konsiderohen si bashkëpunëtorë  të krimeve të regjimit, se sa si civilë paqësorë, të gatshëm për të ndërtuar një komunitet.
Sot, të gjitha qeveritë duhet të zbatojnë rregullat bazë që të gjithë kemi mësuar në shkollën fillore: agresioni ndaj të pafajshmëve nuk mund të shpërblehet. Kriminelët e luftës që qëndrojnë në qeverinë e Khartoum-it kanë humbur tashmë çdo pretendim që i ka mbetur autoritetit moral. Në fakt, sjellja e ushtarëve të komanduar nga Bashir, duhet të provokojë një protestë në nivel botëror, që do ta detyrojë qeverinë të reduktojë pronat personale që ka marrë ilegalisht dhe të kompensojë në mënyrë adekuate viktimat.
Në fund të fundit, qytetarët e Abyeit kane të drejtën themelore njerëzore që ta përcaktojnë vetë fatin e tyre dhe përballë trupave të regjimit dhe të tankeve që vazhdojnë të invadojnë qytetin. Populli i Abyeit ka të drejtën që të zgjedhë të rindërtojë komunitetin e shkatërruar nën drejtimin e qeverisë së re të pavarur të Sudanit meridional, në vend që të mbetet nën thundrën e ushtrisë së Bashir-it për shkak të pavendosmërisë politike. Project-syndicate.com

*John C. Bradshaw është drejtori ekzekutiv i projektit Enough, një grup anti-genocid në Uashington
*Michel A. Newton është profesor i drejtësisë në shkollën anderbilt University Law School, dhe është ish-këshilltari i ambasadorit amerikan për krimet e Luftës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›