E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Afganistan, të afërmit qortojnë Presidentin Karzai

“Ne nuk na interesojnë paratë, ne duam drejtësi”, i tha Karzait një person nga provinca e Kandaharit.

“Pse ndodhi kjo?” pyeti një person që ka humbur nëntë anëtarë të familjes në këtë incident. “Keni ndonjë përgjigje zoti President?”

“Jo nuk kam”, u përgjigj presidenti në dukje i dërrmuar, Hamid Karzai.

Disa prej të afërmve po ashtu thanë se ai që ka qëlluar nuk ka qenë i vetëm. Atje gjithnjë e më shumë ka filluar të qarkullojë një version tjetër nga ai zyrtari, sipas të cilit një person i vetëm masakroi 16 civilë të pafajshëm.

Ushtari që akuzohet se ka kryer vrasjet e civilëve është larguar nga Afganistani dhe do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-16 14:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›