E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia, Financat: Po vjen afati, përfitoni

Për zv/ministrin e Financave, Alfred Rushaj, procesi ka qenë i suksesshëm, por iu bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përfitojnë nga amnistia deri në fund të këtij muaji. Sipas tij, nga ky proces janë shënuar arritje në rivlerësimin e pasurisë së paluajtëshme.

"Shtyrja që i është bërë amnistisë fiskale ka rezultuar i suksesshëm përsa i përket indidividëve, pasi janë 10 mijë individë që kanë bërë rivlerësim të pasurisë së tyre të paluajtshme në muajt janar-shkurt", theksoi Rushaj.

Ministria e Financave parashikonte të mblidhte shumë të ardhura nga ky proces. Ministria e Financave bën me dije se në dy muajt e fundit janë shqyrtuar 108 mijë raste, ndërsa janë falur 10.8 miliardë lekë, duke sqaruar se tatimet që janë vendosur për këtë proces kanë qënë simbolike.

Sipas Rrushajt, sukses ka pasur në rivlerësimin e aseteve të paluajtshme, ndërsa nuk kapi pritshmëritë legalizimi i parave KESH nga individët. "Prisnim që të përfitonin më shumë individë nga ky proces dhe gjithashtu edhe bizneset nuk kanë përfituar shumë nga ky proces", tha zv/ministri. Qeveria shtyu për një periudhë tremujore amnistinë fiskale, nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012, për të gjitha kategoritë e parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese . /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-16 15:39
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›