E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Boston/Ja pse radikalët e së djathtës amerikane janë më të dyshuarit

Dy pistat e masakrës së Boston, terrorizëm i brendshëm apo Al Qaeda

Nga Michele Zurleni
Panorama.it

226Kishte që nga 11 Shtatori toka amerikane nuk dhunohej nga një sulm terrorist. Është e vërtetë që në 2009 pati një masakër në Fort Hood, ku 14 ushtarë u vranë Nidal Hasan, i inspiruar nga sheiku i terrorit, Anwar Al Awlaqi, i vrarë më pas nga COA në Jemen. Patën ndodhur më pas disa atlante të dështuara, të gjitha me vulë islamike: nga autobomba e në Times Square, deri tek tentativa për të shpërthyer avionin e Delta – Northwest Airlines, dhe një numër i madh alarmesh për sulme të ndryshe, por asnjë nga këta nuk ishte realizuar.
Shtetet e Bashkuara po e humbitnin pak nga pak frikën që kishte mbjellë atentati mbi Kullat Binjake, një lloj frikë që më vrasjen e Osama Bin Laden po zhdukej fare. Por bombat në Boston rithejnë sërish ankthin në Amerikë. Dhe pyetja e të gjithëve, por edhe pyetja e parë e Barack Obama është: kush e bëri? FBI nuk përjashton asnjë pistë.
Më shumë dyshohet tek celulat radikale islamike që kanë depërtuar në Shtetet e Bashkuara këto vite. Një raport i fundit sekret i administratës amerikane tregonte se këto entitete të vogla vazhdojnë të ekzistojnë, pavarësisht shkatërrimit të rrjetit të Al Kaedës. Bëhet fjalë për grupe të vogla, tre ose katër persona e shumta, ose edhe me nga një person, që nuk janë të lidhur me rrjetin e organizatës terroriste, por që veprojnë në mënyrë të pavarur. Dhe këtë është e vështirë tua parashikosh lëvizjet. Ata mund të sulmojnë me bomba artizanale si ato të Bostonit, por shumë vrasëse, një teknikë dhe modalitete të studiuara mirë.
Pista tjetër është ajo e terrorizmit të brendshëm. Grupet e urrejtjes (Hate Groups), apo e djathta radikale. Janë të shumta të dhënat që mund ta lidhin atentatin e Bostonit me këtë pistë. Bostoni është djepi i Revolucionit Amerika, 15 prilli që është Dita e Patriotit, dita ku sipas ligjit amerikanët deklarojnë të ardhurat e tyre. Të gjitha sugjestionet, dhe simbolizmat e njerëzve që besojnë se qeveria federale është një uzupartore, ose në mënyrë të veçantë ajo drejtohet nga socialisti Barack Obama.
Zgjedhja e afro-amerikanit të parë në Shtëpinë e Bardhë, politika e tij, që me kalimin e viteve ka radikalizuar pozicionet e falangave ekstreme të së djathtës amerikane. Raportet e fundit të inteligjencës amerikane, kanë denoncuar rritjen e madhe të këtyre grupeve, ose kërcënimet që vinin nga persona të vetëm. Në fund të fundit, masakra Oklahoma City (19 prill 1995) u krye nga Timothy Mc Veight së bashku me ndihmë një çifti bashkëpunëtorësh; atentati i Olimpiadës së Atlantas në 1996 (dy të vdekur) u organizua nga Erich Robert Rudolph, që donte të godiste idealet e socializmit global që përfaqësoheshin nga Olimpiada dhe mbështetësit e qeverisë në Uashington.
Në Boston, objektivi mund të ishte kozmopolizmi i një aktiviteti sportiv, maratona antike e Bostonit, që çdo vit mbledh njerëz që vijnë nga ço anë e botës.
Në këto momente ka dy debate të mëdha sociale: emigracioni dhe një ligj më i ashpër mbi kontrollin e armëve. Dy reforma që dëshiron me çdo kusht Barack Obama, por që në sytë e militantëve të grupeve të së djathtës, duken si dy kërcënime, që sipas tyre sulmojnë themelet e Republikës Amerikane, dhe në veçanti lirinë për të mbajtur armë zjarri. Nuk është e rastit që shumë media amerikane nënvizonin që metrat e fundit të maratonës (ku shpërthyen bombat) i ishin dedikuar viktimave të masakrës së Newtown.
Në orët e ardhme do të merret vesh se cila pista është e saktë. Për tani ka vetëm hipoteza dhe vetëm një qartësi: Amerika është e sulmuar.

****
Misteri i një personi në tarracën e pallatit
Një fotografi e një personi që në kohën e shpërthimit të dy bombave ishte në tarracën e një pallati shumë afër vendngjarjes po përhapet me shpejtësi në web. Mund të jetë një spektator i thjeshtë por ky detaj ka ngjallur interes edhe për policinë amerikane. Tashmë kanë nisur që të përhapen teoritë e para për fajtorët e ngjarjes në Boston, ku nga shpërthimi i dy bombave  humbën jetën 3 persona dhe u plagosën të paktën 140 të tjerë. Në momentin e shpërthimit në pallatin në krahë janë shkrepur disa fotografi të një personi të dyshimtë i cili ka qenë në ecje. Nga këto fotografi edhe pse të zmadhuara nuk mund të njihet personi, gjithsesi nuk është e thënë që ai të ketë lidhje me atentatin, mund të jetë një shikues i thjeshtë.

Shpërthimet më të përgjakshme në SHBA që nga viti 1970
- 11 shtator 2001 – Dy avionë të drejtuar nga anëtarë të Al-Kaidës, përplasen me Kullat e World Trade Center në Nju Jork duke shkaktuar shembjen e dy ndërtesave. Një tjetër mjet fluturues godet Pentagonin në Uashington dhe i katërti u rrëzua në Pensilvani. Këto atentate, që shkaktuan rreth 3 000 të vdekur, janë më të përgjakshmet në historinë e vendit.
- 27 korrik 1996 – Një atentat me bombë në Centennial Park, në Atlanta, shkaktoi dy të vdekur dhe 112 të plagosur.
- 9 tetor 1995 – Një tren i linjës Miami Los Anxhelos doli nga shinat në Arizona, pas një atentati, që shkaktoi një të vdekur dhe 80 të plagosur.
- 19 prill 1995 – Një atentat me autobombë në Oklahoma City, në jugperëndim të vendit, shkaktoi të paktën 168 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur.
- 26 shkurt 1993 – Një atentat kundër njërës prej Kullave Binjake World Trade Center, në Nju Jork shkakton gjashtë të vdekur dhe një mijë të plagosur.
- 16 maj 1981 – Një shpërthim në aeroportin “Kennedy”, në Nju Jork shkaktoi një të vdekur.
- 29 dhjetor 1975 – Atentat me bombë në aeroportin “La Guardia”, në Nju Jork, ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 75 të tjerë.
- 24 janar 1975 – Një shpërthim në Nju Jork shkaktoi katër të vdekur.
- 24 gusht 1970 – Një studiues në Universitetin e Madison, Wisconsin, humbi jetën nga shpërthimi i një bombe.

****************************
Bilanci i atentatit në Boston, 3 të vrarë, mbi 140 të plagosur
Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve bënë kërkime në një apartament në rrethinat e qytetit Revere të Bostonit si pjesë e përpjekjeve për të gjetur përgjegjësit e dy shpërthimeve të djeshme në Maratonën e Bostonit që lanë tre të vdekur dhe më shumë se 140 të plagosur. Hetuesit u panë duke nxjerrë sende nga apartamenti. Nuk ka patur arrestime dhe autoritetet nuk po komentojnë rreth të dyshuarve.
Hetimet
Byroja Federale e Hetimeve po drejton përpjekjet e disa agjencive për të hetuar atë që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e quajti një akt të pastër terrorist.
Asnjë person apo grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Por presidenti Barack Obama tha se personat përgjegjës do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë. “Ende nuk e dimë kush e bëri këtë dhe përse. Njerëzit nuk duhet të nxitojnë për të arritur në ndonjë përfundim para se të dihen të gjitha faktet. Por, mos kini dyshim se do ta çojmë deri në fund sqarimin e kësaj ngjarjeje. Do të gjejmë përgjegjësit dhe do të zbulojmë arsyen përse e bënë këtë. Çdo person apo grup përgjegjës do të ndjejë peshën e plotë të drejtësisë.” Komisioneri i Policisë së Bostonit Edward Davis tha se përpara shpërthimeve nuk pati ndonjë paralajmërim konkret.
Shtohen masat e sigurisë
Autoritetet në qytetet e mëdha amerikane kanë rritur masat e sigurisë pas shpërthimeve vdekjeprurëse të së hënës në Boston. Në Los Anxhelos janë vendosur policë shtesë në pikat e tranzitit dhe në vende të tjera publike. Policitë në Nju Jork, Uashington, Las Vegas, Detroit dhe Atlanta thonë se janë duke vëzhguar ngjarjet nga afër. Agjencitë e zbatimit të ligjit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›