E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu mesazh Berishës: Nuk mund të ndryshohen rregullat në mes të lojës

Askush nuk do të donte një vendim që do ta përplaste Shqipërinë me SHBA
Ambasadori Amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu, duke folur gjate nje aktiviteti te Keshillit Shqiptar per Marredheniet me Jashte, ne hotel Sheraton
Në kohën kur deputetët e maxhorancës dhe ata të opozitës po debatonin mes tyre për sa i përket zëvendësimit të anëtarit të LSI-së në KQZ, ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu shprehu qëndrimin e tij kundër këtij ndryshimi. Sipas ambasadorit, një ndryshim i rregullave të lojës në këtë moment do të ndikonte direkt tek besimi i qytetarëve.
Qëndrimi
Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe pika që ne kemi thënë është një apel ndaj të gjithë institucione, atyre që janë në qeveri dhe atyre në opozitë që të veprojnë në mënyrë që të rrisin besimin e njerëzve, besimin jo vetëm të rezultateve por edhe në mënyrën që duhet të zhvillohen dhe ky është një apel. Ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit është mënyra e gabuar për të ndryshuar besimin që kanë njerëzit, tha ambasadori Arvizu. I pyetur për këtë kërkesë të PD-së, ambasadori tha se askush nuk do të donte të bënte asnjë veprim apo vendim i cili do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjeve më SHBA-të. Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu, objektivi janë zgjedhje të lira dhe të ndershme, deklaroi ambasadori Aleksandër Arvizu.
KQZ
Duke folur për ndryshimet e raporteve që ndodhin në KZAZ-të pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeveritar, ambasadori Arvizu konfirmoi edhe një herë se KQZ-ja i ka kapacitetet për të zgjidhur çështjet që do të ngrihet nga administrimi i zgjedhjeve. Në momentin që LSI-ja u tërhoq dhe u vendos në koalicion me PS-në pa mëdyshje kjo ka krijuar ndryshim rrethanash përfshirë edhe 89 KZAZ-të dhe kur flasim për kushtet e ndryshuara për këtë bëhet fjalë. Por pozicioni i SHBA-së është që KQZ-ja siç është e përbërë aktualisht ka jo vetëm kapacitetet por edhe përgjegjësinë që të trajtojë çështjet që do të ngrihet nga administrimi i zgjedhjeve dhe kjo sigurisht përfshin edhe KZAZ-të por nuk kufizohet me këtë. Me rëndësi është që KQZ-ja të lejohet ë bëjë punës e saj, u shpreh ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›