Aksionet e Task-Forces per kontrollin dhe tregtimin e mishit
Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit nis kontrollet në terren për subjektet që tregtojnë mish në shkelje me ligjin dhe kushtet higjeno-sanitare. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga dikasteri i Bujqësisë, ditën e dielë u kryen kontrolle nga grupet e Task- Forcës në terren në disa rrethe të vendit. Kështu, gjatë aksioneve në mbi 30 subjekte në zonën e Tiranës u la vendim bllokimi për 12 subjekte dhe u konfiskua produkti për 4 subjekte të tjetra. Gjithashtu, u vendosën gjoba mbi disa dubjekte të tjera, që variojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.
Ndërkohë, një grup pune i Task Forcë-s ka kontrolluar përgjatë aksit kombëtar Fushë Krujë–Thumanë. Në këtë aks rrugor, pothuajse të gjitha subjektet janë gjetur të mbyllura që në orët e para të ditës, por grupi i punës Task-Force, në bazë të përcaktimeve të Aktit Normativ ka lënë njoftimet për shkeljen e këtyre subjekteve, që është operimi në afërsi të akseve rrugore kombëtare.
Kontrollet do të jenë të pandalshme derisa situata të përmirësohet. Gjatë gjithë javës që vjen, grupet e punës, të mbështetura dhe nga Policia do të jenë në terren për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjeve.
Po kështu, 35 nga 110 thertore dhe subjekte që tregtojnë mish në mënyrë të paligjshme në qarkun e Durrësit janë mbyllur këtë të dielë nga grupi i Task Forcës së ngritur pranë prefekturës së Durrësit. Ndërsa të tjerat do të vijojnë te bllokohen ne ditet e ardhshme. Aksioni qe do te vijoje disa dite ka nisur paralelisht në dy akset më problematike të qarkut, Manës-Gjiri i Lalzit si dhe Thumanë-Nikël-Krujë, ku grupi i taks forcës të mbështetur dhe nga policia e rendit kanë mbyllur përfundimisht subjektet që e zhvillojnë aktivitetin e tyre të therjes dhe trëgetimit të mishit anash rrugëve rurale e nacionale, por edhe në kushte jo të përshtatshme higjeno-sanitare.
Në Kukës, njesia e task forces ka bllokuar aktivitetin e thertores se Bashkise, duke kerkuar nga ajo marrjen e masave per investime ne kete thertore per plotesimin e standarteve te kerkuara.
Ndërsa njësitë tregetare të mishit në qytetin e Kukësit, ka rezultuar se plotësojnë standartet.
Por Task-Forca ka vendosur mbylljen e merkatos se qytetit të Beratit, pasi nuk plotëson kushtet hijeno-sanitare. Tregëtarët nga ana e tyre kane protestuar në lidhje me këtë njoftim duke e konsideruar si të padrejtë.
Sipas ty, prej 20 vitesh ushtrojnë aktivitetin në këtë qendër tregtare duke paguar taksat pranë bashkisë së Beratit dhe se i takonte kësaj të fundit që të investonte për të krijuar kushte më të mira pune.