E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti sirian

Konflikti në Siri ka provokuar më shumë se 100 viktima në 24 orët e fundit. Luftimet intensive në Alepo dhe Damask, ku sipas opozitës, ushtarët e regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad, kanë hyrë në kampin palestinez të Jarmuk-ut duke marër disa të plagosur nga spitali I kampit. Por luftime të ashpra ka pasur edhe në kufirin me Irakun ku nga të shtënat ka gjetur vdekjen një fëmijë irakiane, ngjarje që ka provokuar protesta në Bagdad. Bashkimi Europian ndërkohë po shqyrton masa të reja kundër Damaskut. Shefja e diplomacisë në Bruksel, baronesha Ketrin Eshton është shprehru se kohët e fundit janë rishqyrtuar shpesh masat që mund të ndërmerren ndaj Damaskut, për të vlerësuar nëse është e nevojshme q ëtë shtohen të tjera dhe që të aplikohen në mënyrën e duhur. Por gjithashtu vëmendje i kushtohet dhe shkeljeve të ndryshme. Bashkimi Europian ka ndarë rreth 200 milion euro për refugjatët. Ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervele ka vizituar kampin e Zatarit, në Jordani, ku refugjatët jetojnë në kushte të vështira dhe nuk janë të autorizuar të largohen nga kampi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›