Pakistan adoleshentja e akuzuar per blasfemi

Adoleshentja pakitaneze e cila akuzohet për blasfemi pas djegies së disa thënieve të Kuranit, ka dalë në liri me kusht nën masa të jashtëzakonshme sigurie. Avokatët e vajzës e cila vuan dhe nga probleme psiqike, janë shprehru të bindur se procesi gjyqësor do të vërtetojë pafajësinë e saj.
Ka dalë nga burgu nën masa të rrepta sigurisë, madje të cilësuara gati të jashtëzakonshme Rimsha Masih, 14 vjeçarja e krishterë, me probleme mendore, e cila akuzohet për blasfemi. E lënë në liri me kusht, në pritje të gjykimit, pasi ka kaluar tre javë në burg ajo është dërguar me helikopter në një zonë të paidentifikuar, ku do të qëndrojë në mbrojtje nga frika e një sulmi apo atentati që mund ti bëhet. Avokatët e saj që kanë paguar rreth 8 300 euro për lirimin e saj janë deklaruar të sigurtë se procesi gjyqësor do të vërtetojë pafajësinë e saj. Çështja e cila ka rindezur dhe njëherë tensionet ndërmjet komunitetit mysliman dhe atij të krishterë në zonë, ka marrë një kthesë të rëndësishme me arrestimin e akuzuesit të vajzës, imamin e xhamisë së Mehrabadit, i cili tashmë akuzohet për manipulim provash.