Aksident tragjik në Dajt, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur
Tiranë- Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mengjesit të sotem në kryeqytet.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën e malit të Dajtit ku automjeti që po udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë.
Si pasojë ka humbur jeten një person, ende i paidentifikuar dhe janë plagosur shtetasit Blerim Dajti dhe Ilir Gjoni.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen ne gjende delikate për jeten. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Gurra e Persisë në një greminë prej afro 300 metrash çka ka vështirësuar edhe nderhyrjen e forcave RENEA për nxjerrjen e të lenduarve dhe trupit të viktimës. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
Shkrime të tjera me interes:
- Aksident tragjik te Mali i Robit, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur Durrës- Një 37-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë...
- Aksident I dyfishtë, dy të vdekur dhe tre të plagosur Lezhë-Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugët e...
- Ngricat në rrugë, aksident me pasojë 1 të vdekur dhe 3 të plagosur Korcë- Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci...