PS tryezë për mjedisin, Rama: Do të ndalim rrënimin
Tiranë- Duhet bërë një sforco e madhe kombëtare për të ndalur pasojat e këtij rrënimi të mjedisit. Kështu u shpreh në tryezën për mjedisin kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili parashtoi programin e socialistëve për këtë sektor.
Rama duke bërë panoramen aktuale të gjendjes së mjedisit theksoi se ka një rritje të ndotjes, shkatërrimit barabar ndaj siperfaqeve pyjore dhe shtretërve të lumejve. Teksa ka deklaruar se PS parashikon edhe vendosjen e një moratoriumi për të ndaluar masakren mjedisore.
Ekspertët po shikojnë edhe nevojën për vendosjen e një moratoriumi, për një serë veprimtarish mjedisore që kanë arritur në pikën fundore, dhe po nuk u frenuan rrezikojnë përgjithmonë rikuperimin- tha në fjalën e tij Rama.
Sipas Ramës mjedisi ka nevojë të shndërrohet në një ekonomi mjedisore që të krijojë vende pune për familjet, që sot janë të detyruara të shkatërrojnë mjedisin.
/IDEA/
Shkrime të tjera me interes:
- Berisha: Bllokimi, këngë e vjetër, Rama: Çarja e PD-së flet vetë për rrënimin Korçë- Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës me akuza të ndërsjellta...
- Rama: Berisha s’ka prioritet diskutime për integrimin e vendit Tiranë- Reagon menjëherë kryetari i Partisë Edi Rama për mungesën...
- Rama: Ftohen qytetarët të diskutojnë për programin Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë mbledhjes së...