E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në Norvegji, gjendet trupi i pajetë i shqiptares

NORVEGJI- Shpresat për gjetjen e kosovares 17-vjecare, Lejla Selaci, viktimë e sulmeve në ishullin Otayo shuhen sot.

Ministria e Jashtme e Kosovës në bashkëpunim me autoritet norvegjeze ka konfirmuar lajmin për gjetjen e trupit e pajetë të 17-vjecares kosovare,1 javë pas terrorit të dyfishtë që përjetoi Norvegjia.

“Baba, deshëm te niseshim po nuk po na lejon policia që të hipim në anije sepse ka ndodhur një sulm në Oslo”,- ishte ky mesazhi i fundit me telefon, që ka marrë babai i Lejlës, Bajrush Selaci, të premten pasdite nga e bija 17- vjecare.

Kosovarja me origjinë nga Vushtri i Kosovës rezultonte e zhdukur që nga e premtja e shkuar, ku Andres Behring Breivik vuri në jetë planin e tij të dyfishtë të masakrës të Norvegji dhe ishullin Otayo, ku mbetën të vdekur më shumë se 90 persona, dhe qindra të tjerën, shumica prej tyre bashkëmoshatarë të Leljës.

Lejla merrte pjesë në delegacionin e Konventës së të Rinjve të partisë Laburiste në ishullin Otayo-s.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›