Të përballësh mërzinë me veten tënde.
Sa e sa herë është pohuar në të kaluarën dhe në të sotmen, se njerëzit e zakonshëm shqetësohen më së shumti si ta kalojnë kohën, ndërsa ata që kanë talente dhe aftësi të veçanta si t’i përdorin këto. Megjithatë, pavarësisht këtij dallimi, për të gjithë janë të nevojshme, madje të domosdoshme, që të ekzistojnë disa shtysa për të vënë në lëvizje vullnetin e tyre. Por, kur nuk ekzistojnë motivet, qofshin edhe ato të gënjeshtërta apo të përkohshme, vullneti bie në qetësi dhe intelekti në gjumë. Sepse është e qartë që as njëri dhe as tjetri nuk mund të vihen vetvetiu në lëvizje. Që këtej shpjegohet planditja e një plogështie, plogështie të dhimbshme dhe të frikshme e të gjitha forcave fizike dhe shpirtërore të njeriut. Kjo është ajo që quhet me një fjalë të vetme: mërzia.
Për t’iu shmangur mërzisë, ndonjëherë vullnetit të njeriut, i cili nuk do ose nuk e ka mundësinë ta kalojë pjesën më të madhe të kohës me punë të dobishme, gradualisht i paraqiten motive të vogla, të zgjedhura rastësisht dhe të dëmshme përfundimisht, vetëm e vetëm për të nxitur intelektin, për ta vënë në lëvizje atë. Në mungesë edhe të tyre, prite ta shohësh tjetrin në rrugë duke folur zëshëm me veten, duke bërë zhurmë me ç’t’i vijë n’doresh, ose duke gjetur shpëtimin në degën e ndonjë peme apo në hapësirën tej ballkonit. Për më tepër, kur barkun e ka vazhdimisht bosh në ditët që nuk numërohen.
Nejse, sikurse është vlerësuar nga filozofë dhe sociologë të njohur, midis motiveve të cilësuara më lart dhe shtysave reale, qëndron një raport me vlerë vetëm konvencionale. Pirja e cigareve, sigurisht që për shembull, deri në një farë mase zëvendëson mendimet dhe frenon grindjet, për të mos iu futur diskutimit sesa dëmtohet në këtë mënyrë xhepi dhe shëndeti. Me përdorimin e tepruar të alkoolit, xhepit dhe shëndetit u shtohet në emërues edhe dinjiteti. Pa folur për viktimizimin total të njeriut, i cili i nënshtrohet, në fillim nga kurioziteti apo snobizmi dhe më pas nga padurimi apo patologjia, varësisë ndaj bimëve narkotike dhe substancave psikotrope.
Në këtë kategori shtysash përgjithësisht jo të frytshme vështrohen edhe lojërat me letra, fishe dhe zare, thënë me gjuhën e sotme: kalimi i kohës në kazino të mëdha apo në ruleta të vogla, vënia e basteve sportive apo përfshirja në lotari kombëtare të tipit ‘Bingo’ ose ‘Keno’ etj. Ndonëse këto lojëra ose ky (sh)përdorim i orëve të lira gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një nga veprimtaritë kryesore të shoqërisë në plot vende të pasura dhe të varfra, një prirje e tillë nuk pasqyron zhvillim të prodhimit. Përkundrazi, falimentim të mendimit. Sepse, pavarësisht përdorimit edhe të teknologjisë përparimtare në kryerjen sa më të madhe dhe sa më të shpejtë të këtyre lojërave, tashmë s’është nevoja të humbasësh kohë për të provuar që kumari të ndillet dhe të imponohet kur nuk mund të shkëmbesh idetë.
Të kuptohemi, njeriu i ngeshëm, në raport me natyrën e forcave mbizotëruese te ai, për përdorimin e tyre do të zgjedhë mënyrën e duhur dhe të arritshme për atë vetë. Nëpërmjet njërës prej tri klasikeve forca themelore fiziologjike që dallojnë llojet e mundshme të kënaqësive, ose edhe të triave së bashku, njeriu gjendet vetëm dhe shfaqet se cili është ai në të vërtet. Prandaj citohet shpesh Aristoteli: Lumturia u përket atyre që i mjaftojnë vetvetes. Ndërsa, objektet nga ana e tyre, nxisin bashkëpjesëmarrje të gjallë te qytetari i zakonshëm. Kështu, paraprakisht rënia në dorë të këtij qytetari e letrave, xhetonëve apo fishave nuk mund të cilësohet me plot gojën si kumar, por veçse si një mjet i qëllimshëm ngacmimi, për të tentuar dhe vërtetuar mprehtësimin e shqisave. Dhe ky interes, sado i ngushtë, nuk mund t’u ekspozohet sharjeve, pakënaqësive apo ekstremisht poshtërimeve. Sikurse edhe kur ky interes shfrytëzohet aq sa mund të shkaktojë pakënaqësi të vogla dhe të çastit, të cilat janë quajtur thjesht si gudulisje të vullnetit. Por, kur këto gudulisje zgjasin gjithnjë e më shpesh, ato marrin trajtat e ngacmimit me natyrë të dyfishtë. Pra, përzierë me dhimbjen bashkë.
Këtu hyjnë më së shumti psikologët, në mos edhe psikiatrit, për të vërejtur, përcaktuar dhe propaganduar simptomat e të “sëmurit” nga bixhozi, por edhe e të afërmve të tij, si: ankthi, depresioni, stresi, pagjumësia, dhimbjet e kokës etj. Ndërsa, pas këtyre ekspertëve, shumë të njohur të ndonjë të “sëmuri” të tillë që papritur i jep fund jetës së vet, “diagnozën” e vërtetë të këtij veprimi ekstrem, nga maja e gjuhës e nxjerrin. Kësaj sëmundjeje e rrjedhur nga plogështia e mërzia dhe prej këtej, nga dorëzimi te fati i gjithë qenies së disa njerëzve i dedikohet edhe rënia apo përfshirja e tyre në botën e kriminalitetit, që nga format elementare të vjedhjeve deri te falsifikimet, shpërdorimet dhe krimet e tjera të organizuara. Jo vetëm për të “rifituar” ato që kanë humbur, por edhe për të vijuar e për t’u zhytur më thellë në këtë ves çoroditës. Jo vetëm për të përballur mërzinë me veten e tyre, kur kjo nuk është e aftë të mposhtë e kapërcejë dhimbjet drejt një jete aktive, por edhe t’i shpërndajë ato te të tjerët.
Në kontekstin e krijimit të kësaj atmosfere viroze dhe kërcënimeve që shkakton ajo, ndoshta duhet analizuar, si edhe vlerësuar ç’ka po ndodh në vendin tonë. Kur shkruam pak më lart, se bixhozi po bëhet gjithnjë e më shumë një nga veprimtaritë kryesore të shoqërisë, ky është një konstatim i përgjithshëm i nxjerrë në paralele të ndryshme të globit. Por, po ta ngushtojmë masën e këtij konstatimi në vende me popullsi të vogël, nuk mund të mos vërehet që Shqipëria zë midis tyre një pozicion të veçantë. Këtu, aktualisht funksionojnë, të paktën si të licencuara dhe të taksuara, mbi 1500 lokale të mëdha dhe të vogla të lojërave të fatit. Lokale që në çdo orë të ditës dhe në shumë orë të natës gumëzhijnë nga frekuentuesit e gjithëpërvitshëm. Vetëm kazinotë elektronike, që janë tepër të përhapura, mesatarisht mbajnë në mjediset e tyre nga 10 makina të ndryshme. Sipas vlerësimeve konfidenciale, jo 70 milionë euro që deklarohen zyrtarisht, por janë mbi 100 milionë euro që luhen çdo vit nga shqiptarët. Kryesisht nëpër baste sportive, të cilat janë, siç thuhet, të afta të tërheqin edhe shifra të vogla, ndërkohë që ngjallin maninë kolektive të lojës. Sigurisht, frekuentuesit e ruletës janë ata që mbajnë “vendin e nderit” në lojërat me shifra shumë të larta. Gjithashtu, legjislacioni shqiptar favorizon kompanitë e vogla, të cilave u lejohet të vendosin aq makina dhe ruleta sa u nevojiten, sigurisht edhe për të përballuar pagimin, çdo vit, të një taksë të majme. Bie fjala, kur fillimisht qeveria i dha ekskluzivitetin e ruletës kazinosë së madhe, kjo pagoi për marrjen e licencës plot 1 miliard lekë. Dhe, kështu, oreksi sa vjen e hapet, jo vetëm për të kënaqur vesin e shtuar të sa më shumë qytetarëve, por edhe për të përfituar nga arka e shpuar e shtetit sa më tepër të ardhura.
Pas këtyre shifrave, që nuk është vendi për t’i plotësuar dhe për t’i zbërthyer financiarisht e juridikisht, kërcënimi bëhet i ndjeshëm. Sepse, nëse individualitetet përbëhen nga një e keqe e madhe, çdo kënaqësi e vogël merr shijen e një gllënjke vere të ëmbël e shtënë në një kupë të hidhëruar nga helmi. Kështu siç po ndodh, shkatërrohen psikologjikisht e moralisht mijëra e mijëra qytetarë, që nga adoleshentët deri te ata që po i afrohen moshës së tretë, te të cilët ka hedhur rrënjë kumari patologjik; rrënohen ekonomikisht mijëra e mijëra familje shqiptare, të cilat pësojnë jo vetëm varfërim të dhimbshëm, por edhe emocionalitet të tronditshëm. Dhe, kur fatin e kumarit e pësojnë gjithë këto qeliza të shoqërisë, shumë shpejt vlerat e mbetura të saj dhe personaliteti i qytetarëve marrin tatëpjetën, zhvillimi i mëtejshëm duket tepër i largët.