E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri vatra zjarri flakërojnë malet e Kukësit

Temperaturat e larta të këtyre ditëve po ndihmojnë në përhapjen e shpejtë të flakëve të zjarrit. Aktualisht, ndërhyrja është tejet e vështirë për shkak të lartësive të mëdha që ndodhen këto male.

Drejtori i Ndërmarrjes së Shfrytëzimit Pyjor të rrethit, Shefqet Elezi, bëri të ditur se vatrat e zjarrit kanë përfshirë masivet pyjore në malin Koretnik, në lartësinë e mbi 1500 metrave mbi  nivelin e detit, masivin malor të Arrnit dhe në malin afër Kalimashit, kryesisht pyje me pisha.

Erërat që fryjnë po favorizojnë përhapjen më shpejtësi të flakëve të zjarrit në sipërfaqe gjithnjë e më të gjëra. Ende nuk dihet shkaku i rënies së këtyre zjarreve, ndërsa një nga shkaqet mendohet të jetë pakujdesia njerëzore. /Start/

                                                                                             2012-07-20 11:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›