Masakra në Utoja, jo kamp veror për 2012

Krahu i të rinjve të Partisë së Punës në Norvegji ka vendosur që të heqë dorë nga kampi tradicional veror në ishullin Utoja, në të cilin vitin e kaluar u qëlluan për vdekje 69 persona.
“Në vend të kësaj, organizata do të mbajë mbledhje komemorative për viktimat në përvjetorin e masakrës më 22 korrik”, ka thënë lideri i të rinjve Eskil Pederson.
Ai tha se tradita e kampit veror që daton që nga viti 1950, do të vazhdojë në të ardhmen.
Ekstremisti i krahut të djathtë Anders Behring Breivik ka pranuar se ka kryer masakrën në Utoja, sikurse edhe shpërthimet ne Osllo, nga të cilat vdiqën tetë njerëz.
Ai ka thënë se veprimet e tij kishin për qëllim që të dënonin politikat qeveritare pro-imigracionit