Argjentinë, pëplaset treni, 49 të vdekur

49 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një treni udhëtarësh në një stacion të Buenos Airesit në Argjentinë.
Raportohet se 600 persona janë lënduar kur treni është përplasur në një barrikadë në fund të platformës, ndërsa po lëvizte në 20 kilometra në orë, duke shkaktuar prishjen e pjesës së përparme të motorit dhe vagonat që bartte pas.
Ndërkohë mësohet se dhjetëra njerëz gjenden ende nën rrënojat e trenit.
Në shtator të viti 2011, 11 njerëz humbën jetën dhe 200 të tjerë u plagosën teksa një tren u përplas me një autobus në Buenos Aires.