E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Vlorë, arrestohen pronarët e plazhit Kalaja

vendi i ngjarjesNë vijim të hetimeve për masakrën e ndodhur në një plazh në qytetin e Vlorës, policia njoftoi të martën  arrestimin e dy personave, pronarë të plazhit të quajtur ‘Kalaja’ me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Te arrestuarit janë shtetasit Saimir Hiqmet Qamo, vjeç 25, dhe Servet Hajredin Qamo, vjeç 54, të dy banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u krye pasi megjithëse  kishin detyrimin ligjor për të kallëzuar krimin e ndodhur në plazhin që kishin në pronësi nuk kanë e kryer një gjë të tillë, duke mos dhënë shpjegime.

Ndërkohe 24 orë pas krimit të rëndë, Policia e Vlorës mundi të identifikojë dy personat qe morën pjese ne vrasjen e tre pushuesve. Një prej tyre është arrestuar, ai është shtetasi Leo Osmani, 18 vjeç i cili ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në momentin e kryerjes së krimit. Nga ana e saj, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me repartin RENEA dhe FNSH e Fierit janë duke vijuar punën për arrestimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje të rëndë, e cila tronditi qytetin bregdetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›