E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALO POLICIA: PO RRËZOJNË PALLATIN!

-A do edukohen qytetarët shqiptarë me ligjin?-
 
Një Taskë Forcë për qetësinë, rendin, edukimin dhe ndëshkimin  e qytetarëve, shkelësve të ligjit- I kërkojnë qytetarët qeverisë së 23 Qershorit-

Kryeministrit të Rilindjes, z. Edi Rama
vlora-pictureRefat Cenaliaj nga Vlora si shumë shqiptarë ka punuar disa vite emigrant, në Greqi. Ka bërë paksa prokopi, por ka fituar shumë element të edukatës ligjore. Teksa sheh rrotull, brenda qytetit katrahurën- kuturu të ndërtimeve pa leje, shkulen pemët, prishen rrugët, rrezikohet jeta e qytetarëve -lebetitet dhe pyet: po ndodh këtu tek Ne? Nuk ndodh as në Kandahar. Bën krahasim me vendin fqinj. Një herë, nis rrëfimin ish emigranti, na mori një pronar për punë. Kishte për të ndërtuar një copë rrugë në fshat, me mur mbrojtës. Në punë ishim 3 shqiptarë. Kur ishim në mesin e punës, dikush kishte marrë në telefon: Alo policia. Pronari e dalloi që larg makinën e policisë dhe na thotë. Largohuni shpejtë. Erdhi policia. Unë hezitova. Nuk kisha frikë, isha me leje qëndrimi. Por pronari, i copë rrugës, në pronën e tij, kishte shkelur jo më shumë se 20 cm nga leja, projekti, prekte rrugën e banorëve. Do të ndëshkohej ai si punëdhënës, por edhe ne si argat-punë kryerës.  Policisë kushdo i bën Alo është prezente. Policia ndërpreu punën. Çoi përpara drejtësisë pronarin, po edhe punëtorët. Ndëshkohet me burgim deri 10 vjet. Dënohen edhe punëtorët, vendas apo dhe të huaj qofshin nga drejtësia, kur kryejnë punë të pa ligjshme! Po këtu tek ne?! Banorët e një pallati në L. 24  Maji marrin në telefon  nr 129, policinë dhe i kërkojnë të veprojë, të ndal dhunuesit, kërcënuesit dhe shkatërruesit… Po kryhen punime nga pushtues të ish ambienteve publike, po thyhen themelet, prishen muret, dëmtohet pallati për tu rrëzuar, kërcënohen banorë nga dhunuesit: Policia :Janë me leje ndërtimi! Çudi. Ata kanë pushtuar ambientet publike, skanë as banesë, e jo më leje! Leje për të rrëzuar pallatin, për të kërcënuar jetën e njerëzve, për të fyer e kërcënuar rendin, qytetarët?! Vetëm Polica jonë jep leje të tilla- flet i brengosur emigranti!

Nga banorë të lagjes ÇOLE-Vlorë 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›