300 tifozë kosovarë në Astana të Kazakistanit
Ka qenë një surprizë e veçantë pjesëmarrja e disa tifozëve kosovarë në ndeshjen që Skënderbeu ka zhvilluar përballë Shahter Ka-ragandit. Edhe futbollistët apo stafi i Skënderbeut është habitur kur në shkallët e stadiumit kanë parë flamurin shqiptar mes rreth 300 tifozëve. Në fakt, bëhet fjalë për tifozë kosovarë, të cilët janë aktualisht të punësuar në Kazakistan. Janë punëtorë të firmës "Mabetex", të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bexhet Pacolli, i cili ka shtrirë biznesin e tij deri në këtë vend të largët. Kosovarët janë treguar shumë dashami-rës dhe kur kanë mësuar se një ekip shqiptar do të luajë në Kazakistan, janë grumbulluar dhe të organizuar kanë ndjekur këtë ndeshje. Ata jo vetëm kanë përkrahur ekipin e Skën-derbeut, por kanë hedhur edhe parulla nacionaliste, sidomos duke përmendur UÇK-në. Në fund, futbollistët shqiptarë u kanë kërkuar ndjesë që nuk arritën të marrin një rezultat premtues.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)