E Diel, 1 Nëntor 2026

Uli Hënes në gjykatë për evazion fiskal

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, është akuzuar zyrtarisht për evazion fiskal dhe shmangie të taksave. Pas muajsh të tërë hetimesh, hetuesit gjermanë dorëzuan në gjykatë një dosje voluminoze, në të cilën akuzojnë presidentin e Bajernit për shmangie të tatimeve në vlera kolosale. Tashmë avokatët dhe përfaqësuesit ligjorë të Hënesit kanë një muaj kohë për të kundërshtuar akuzat, para se muajin e ardhshëm, një gjykatë të vendosë nëse çështja duhet të gjykohet apo jo. Lajmi për ekzistencën e një llogarie të fshehtë në emër të presidentit të Bajernit të Mynihut në fillim të këtij viti, shkaktoi indinjatë në publikun gjerman. Edhe vetë kancelarja gjermane u përfshi, duke deklaruar përmes zëdhënësit të saj se ndihej e zhgënjyer nga ish-futbollisti i Kombëtares. Hënes pranoi në fillim të këtij viti mosdeklarimin e një llogarie bankare në një bankë në Zvicër.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›