Elbasan, grabitet një kazino nga persona të maskuar
ELBASAN - Persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një kazino në qytetin e Elbasanit. Grabitja ka ndodhur pas mesnate, në lagjen ‘1 Maji’, pranë kinema ‘Milenium’.
Burime jo zyrtare pohojnë se grabitja është kryer nga më shumë se dy persona, ndërsa sasia e parave të grabitura ende nuk është bërë e ditur.
Fatmirësisht si pasojë e grabitjes nuk ka pasur persona të lënduar.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për identifikimin e autorëve, të cilët kanë marrë pjesë në këtë grabitje.
(a.k/BalkanWeb)