E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri përkrah Mesit, imazh në Brazil 2014

Shaqiri dhe Alaba të Bajernit të Mynihut duhet të "nxehin" publikun e futbollit në Zvicër dhe në Austri për Botërorin 2014. Një vit para fillimit të Botërorit, që do të mbahet në Brazil në vitin 2014, kanë filluar të paraqiten pllakatet me yjet e mëdhenj të futbollit botëror. Pikërisht ylli me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, krahas Mesit, mund të shihet në ballinën e një baneri të publikuar së fundi nga FIFA dhe që po qarkullon në Zvicër e në Austri. Paralelisht me Shaqirin, një pllakatë identike e tregon yllin tjetër të Bajernit, David Alaba, po ashtu së bashku me Mesin. Siç kanë deklaruar krijuesit e këtyre pllakateve, figura e Shaqirit është imazhi i Zvicrës për Botërorin 2014, që sipas të gjitha gjasave, helvetikët kanë të gjitha shanset për të marë pjesë, pasi kryesojnë Grupin E, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Shaqiri është ndjerë krenar dhe ia dedikon këtë Zvicrës.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›