Masakra në Vlorë, viktimat u vranë nga plumba rikoshet, autori sherr me disa fierakë
VLORË - Zbardhet masakra e Vlorës, ku tre persona mbetën të vdekur, pasi një person hapi zjarr një ditë më parë në një resort turistik në zonën e Kalasë pranë Ujit të Ftohtë.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e masakrës që tronditi pushuesit e bregdetit të Vlorës pasditën e së dielës, Leo Osmani 18-vjec, person me precedent penale, teksa thekson se po hetohet për persona të tjerë që kanë bashkëpunuar në ngjarjen e rëndë.
Drejtori i Policisë i Qarkut Vlorë dhe kreu i Prokurorisë Dorian Tafili në një konferencë të përbashkët për shtyp deklaruan se në përfundim të të gjitha dëshmive dhe të dhënave hetimore, rezultoi se ngjarja kishte si shkak një sherr të çastit mes autorit të dyshuar dhe disa të rinjve nga Fieri për motive dobëta.
“Falë një pune hetimore intensive, të mirëorganizuar dhe të pandërprerë është bërë e mundur që ditën e sotme mbas disa orësh nga ndodhja e ngjarjes të mund të identifikohet dhe arrestohet shtetasi: Leo Luan Osmeni, 18-vjec, banues në Vlorë, person me precedent penal, si dhe po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Sqarojmë se, nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të castit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu sqarojmë se nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit S. B., 17-vjec dhe Sokol Isufaj 34-vjec, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qënë objekt i sulmit criminal”, thanë në një konferencë të përbashkët për shtyp Drejtori i Policisë i Qarkut Vlorë dhe kreu i Prokurorisë Dorian Tafili
Burime të policisë Vlorë, bëjnë të ditur se është identifikuar edhe njeri prej bashkëpunëtorëve të Leo Osmenit, me iniciale D.H. Mësohet se grupi hetimor ka siguruar provat të pakundërshtueshme shkencore në lidhje me autorësinë e këtij krimi, prova të cilat janë sekuestruar nga policia dhe janë të patjetërsueshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”
Deklarata e plotë e policisë
Vlorë më datë 28.07.2013 rreth orës 16:00 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftim se në plazhin e quajtur “Kalaja” është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë të cilat kanë kryer veprimet procedurale nga të cilët është konstatuar se një person i armatosur ka shtënë disa herë me armë zjarri e për pasojë kanë mbetur të vrarë shtetasit:
* Sokol Asqeri Isufaj, vjec 34, banues në Fier;
* Diana Ramazan Ademi, vjec 52, banuese në Tiranë, dhe;
* S. B, vjec 17, banues në Prrenjas Librazhd.
Në lidhje me këtë ngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur një grup i posacëm hetimor me Specialsitët më të mirë të Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Departamentit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe janë kryer veprime operacionale në terren me mbështetjen e Forcave Speciale FNSH Fier, dhe Repartit RENEA Tiranë. Falë një pune hetimore intensive, të mirëorganizuar dhe të pandërprerë është bërë e mundur që ditën e sotme mbas disa orësh nga ndodhja e ngjarjes të mund të identifikohet dhe arrestohet shtetasi: 1. Leo Luan Osmeni, vjec 18, banues në Vlorë, person me precedent penal, si dhe po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Sqarojmë se, nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të castit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu sqarojmë se nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit S. B., vjec 17 dhe Sokol Isufaj vjec 34, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qënë objekt i sulmit kriminal.
Gjithashtu bëjmë me dije se grupi hetimor ka siguruar provat të pakundërshtueshme shkencore në lidhje me autorësinë e këtij krimi, prova të cilat janë sekuestruar nga policia dhe janë të patjetërsueshme. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme Prokuroria e Përgjithshme, dhe Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me strukturat vartëse respektive në Qarkun e Vlorës kanë ngritur një grup të posacëm hetimor dhe po kryen hetime intensive dhe siguron gjithë opinionin publik se do të vërë përpara përgjegjësisë cdo person të përfshirë në këtë krim, duke siguruar përballjen e tij me ligjin. Duam të garantojmë gjithashtu se Prokuroria dhe Policia janë të vendosura që të luftojnë cdo lloj krimi apo veprimtarie kriminale në Qarkun e Vlorës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal.
Masakra në Vlorë, identifikon autorin e dyshuar
Policia identifikon autorin e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e trefishtë ditën e djeshme në një resort turistik në Vlorë. Bëhet fjalë për një 18-vjeçar me iniciale L.O, i cili është mes 35 të shoqëruarve në policinë e Vlorës në lidhje me krimin.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, autori i vrasjes dyshohet të jenë larguar nga vendi i krimit me një makinë tip “Land Rover” me targa të huaja. Ndërsa, policia mësohet se ka gjetur dhe armën e krimit vetëm 1 km larg vendit ku ndodhi masakra.
Gjatë të shtënave dje në Vlorë gjetën vdekjen tre persona, një femër dhe dy meshkuj. Femra e vrarë quhet Diana Ademi 52-vjeçe nga Vlora, kurse dy viktimat meshkuj janë Sokol Isufi 34-vjeç nga Fieri dhe Serdi Bajlozi 17-vjeç nga Prrenjasi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një resort privat në zonën e Kalasë në Ujin e Ftohtë, kur një person pas një sherri me një nga pushuesit në jetë zonë, është pozicionuar në shkallët e resortit, duke gjuajtur me breshëri automatiku në drejtim të turmës.
Një ditë më parë policia deklaroi se kishte vënë në dispozicion një shume të konsiderueshme prej 10 milion lekësh për çdo person që jep informacion që çon në identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia vuri ne dispozicion edhe dy numra telefoni: 0694108285 dhe 0694103339.
Familjarë të 34-vjeçarit: Nuk ka lidhje me asnjë krim të mëparshëm
Familjarë dhe të afërm të Sokol Isufaj shprehen për “News24” se 34-vjeçari nuk ka lidhje me ndonjë krim të mëparshëm, aq më tepër me vrasjen vite më parë të deputetit Fatmir Xhindi. Sipas të afërmve, Sokoli ishte baba i dy vajzave 4 dhe 6 vjeç, punonte si elekriçist, ishte fjalë pak dhe gëzonte respekt te banorët e zonës ku jetonte. Trupi i viktimës do të përcillet në banesën e fundit, në orën 15:00 të ditës së sotme.
Babai i 17-vjeçarit: S’ngatërrohej me askënd
Agron Bajlozit, babait të 17-vjeçarit Serdi Bajlozi nuk i treguan se djali i kishte vdekur, por se ishte në gjendje të rëndë. Ka udhëtuar nga Prrenjasi me urgjencë, por kur mbërriti në spitalin e Vlorës, mjekët i dhanë lajmin e rëndë: djali i tij i vetëm kishte vdekur. Kishte mbetur i vrarë aksidentalisht nga një dorë makabre, ndërsa ishte me pushimet verore. Kuja e nënës dhe lotët e babait të Serdit 17-vjeçar drodhën muret e vjetra të spitalit, ndërsa kërkonin me ngulm të shihnin trupin e fëmijës së tyre. Minoreni ishte një prej 3 personave që mbetën të vrarë gjatë sulmit me kallash, nga një person ende i paidentifikuar nga policia. Me gjithë dhimbjen e madhe, Agron Bajlozi gjen forcë dhe tregon për “Gazetën Shqiptare”, fjalët e fundit të djalit të tij Serdit dhe dyshimet, pasi pa trupin e të birit, se atij mund t’i jetë marrë veshka.
Z. Agron, kur e morët vesh lajmin?
Dëgjova në televizor se në një plazh të Vlorës ishte vrarë dikush dhe pas disa minutash më telefonojnë nga Vlora dhe më thonë se Serdi ishte plagosur rëndë. Menjëherë jam nisur për në qytetin e Vlorës së bashku me gruan. Edhe pse njerëzit më thoshin që vetëm është plagosur, e parandieja se kishte ndodhur diçka e keqe. Më pas, kur mbërrita këtu mora vesh gjithçka.
Djali, çfarë bënte në Vlorë?
Kishte ardhur me pushime së bashku me motrën e tij dhe në momentin që ndodhi ngjarja kishte shkuar te Keli, kushëriri i tij që punonte atje.
Ju kishte thënë djali për ndonjë debat që mund të ketë pasur?
Jo, nuk më kishte thënë për asnjë debat dhe me sa më thanë nuk kishte pasur as atë ditë debate me njeri.
Çfarë ju ka thënë kur keni folur për herë të fundit?
Më kërkoi një telefon Iphone dhe i thashë që, “do të ta blejë babi”, por tashmë nuk ia plotësoj dot më këtë dëshirë (qan).
Djali, kishte mbërritur i pajetë në spital?
Me aq sa më thanë, goditja kishte qenë fatale. Plumbi e kishte kapur në kokë dhe i kishte marrë jetën. Pashë që kishte dhe një shenjë në pjesën e barkut dhe fillimisht dyshova se mund t’i ishte marrë veshka. Më pas kam folur me prokurorin dhe më sqaruan se aty ishte marrë vetëm gjak për analizat.
Mendoni se objektivi i këtij sulmi me armë ishte djali juaj?
Absolutisht jo! Djali im nuk ngatërrohej me askënd. Ishte një djalë që do të donin ta kishin të gjithë. Ishte i rregullt, i edukuar, i sjellshëm. Seldi ishte një djalë jo vetëm i komunikueshëm, por donte që t’i ndihmonte gjithmonë të tjerët. (intervista nga Enrik Mehmeti)
NGJARJA
Tre persona janë ekzekutuar dje në një resort turistik në bregdetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin e kalasë pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, në një zonë të mbipopulluar nga pushuesit. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës, pohojnë se kanë mbetur të vrarë Sokol Isufaj, 34 vjeç, nga Kurjani i Roskovecit, Diana Ademi, 52 vjeçe, nga Vlora, dhe Serdi Bajlozi, 17 vjeç, nga Prrenjasi. Gjithashtu, nga breshëria e automatikut ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Sipas policisë, 3 viktimat nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, madje pohohet se shënjestra ka qenë 34-vjeçari Isufaj, ndërsa gruaja dhe minoreni kanë qenë pushues. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se autori ka ardhur me një makine dhe që nga shkallët ka nxjerrë kallashnikovin duke shtënë disa herë e më pas është larguar me shpejtësi. Autori është përshkruar nga dëshmitarët si një i ri rreth 25 vjeç, ezmer e me flokë të shkurta. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se 3 persona të dyshuar janë shpallur në kërkim, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur
(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Masakra në Vlorë, dëshmia e 16-vjeçares: U përpoqa të shpëtoja viktimat NGJARJA 28 KORRIK/ Masakër në resortin turistik në Vlorë, 3 të vdekur. Policia: Ja dy pistat e hetimit VIDEO: Masakër në resortin turistik në Vlorë, 3 të vdekur VIDEO: Babai i 17-vjecarit: Dyshova se i kishin marrë veshkën FOTO: Terror në Vlorë, vriten 3 persona