Berisha: Tërheqja nga Lezha, Rama frikë nga ndëshkimi. Zgjedhjet të manipuluara
TIRANË- Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka komentuar sot tërheqjen e PS nga kërkesa për ripësëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.
Sipas një komenti të Berishës në Facebook, Rama ka pranuar sot botërisht se ka vjedhur 1250 vota në Lezhë dhe se ai, sic shton Berisha, ka frikë se do ndëshkohej nga lezhjanët po të përsëriste zgjedhjet.
“Edi Rama sot pranoi botërisht se ka vjedhur 1250 vota në Lezhë. Ai papritmas tërhoqi kërkesën e paraqitur në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës pasi u gjet se në 14 kuti të këtij qarku kishte vjedhur me dhunë, terror dhe para droge 1250 vota dhe natyrisht me përsëritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kërkohej ndjesë qytetarëve të Lezhës. Natyrisht, tërheqjen ai e bëri vetëm e vetëm se përsëritja e zgjedhjeve do të sillte ndëshkimin e tij shembullor nga lezhjanët për vjedhjen e votës më 23 qershor dhe do hapte rrugën për përsëritjen e tyre në Shkodër, ku janë vjedhur rreth 700 vota dhe në qarqe të tjera”, shprehet Berisha.
Më tej Berisha ka komentuar se zgjedhjet e 23 janë fund e krye të manipuluara dhe se një hetim i tyre do ishte vendimtar për stabilitetin e vendit.
“Por pavarësisht nga kjo tërheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fund e krye të manipuluara. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku janë përdorur krimi dhe paratë e pista janë vendimtare për stabilitetin e vendit. Përpara për votën e lirë të shqiptarëve”, shkruan Berisha.
(m.a/BalkanWeb)