Masakrimi i policit, i dyti ne pranga
Elbasan- Nuk ka zgjatur me shume se nje jave arratia e te dyshuarit te dyte per keqtrajtimin e oficerit te policise se Gramshit, ngjarje e ndodhur ne Peqin. Burime zyrtare te policise vendore thane dje se bene te mundur kapjen e E. H., 18 vjec, me banim ne lagjen "Cezme-Peqin", pasi ne bashkepunim me dy persona te tjere, goditen dhe i moren armen punonjesit te policise, Bledar Kruja. Ngjarja ndodhi me 23 nentor ne bulevardin kryesor te qytetit te Peqinit. Agim Kumbaro, E. H., dhe nje person tjeter i paidentifikuar ne gjendje te dehur rrahen dhe me pas carmatosen oficerin per motive banale. Bledar Kruja sapo kishte mbaruar sherbimin e turnit ne Gramsh dhe kthehej per ne Peqin, qyteti ku dhe banonte. Oret e vona te nates ai eshte ndaluar nga tre te rinj dhe eshte sulmuar.
F.S.
F.S.