"Klik Ekspo Group", ne Edicionin e 15-te i Panairit te Pervitshem Nderkombetar te Tiranes
"Klik Ekspo Group", erdhi ne Pallatin e Kongreseve, permes Edicionit te 15-te i Panairit te Pervitshem Nderkombetar te Tiranes dhe po vazhdon ditet e tij te hapura per te gjithe, duke bere qe ne mjediset e pafundme te "sulen", dhjetera mije qytetare shqiptare dhe te huaj.
Panairi
Panairi i Pervitshem Nderkombetar, kete vit eshte mbeshtetur financiarisht nga Banca Italiana di Sviluppo - Gruppo Veneto Banca. Ne 15 vitet qe kane ngerthyer ngushte emrin e "Klik-ut" me ate te nje industrie delikate sherbimesh, u shnderrua vellimi i veprimtarive ne sinteza te cmuara partnershipesh te dobishme. "Klik Ekspo Group" besoi qe edhe ne Shqiperine e trazuar standardet mund te arriheshin me pune, deshire, embrione pervoje dhe perkushtimi qe sot jane know-how i tij krenues. Kufiri mes ngjyrimit te kombesive apo madhesise fizike do te shkrihet ne nje kuvendim te perbashket mes vete bizneseve, aktoreve ekonomike, grupeve te interesit apo dhe publikut te gjere. Klik Ekspo Group ofron ne 6 dite nje kuvend pa kufij. Cilido do te gjeje nje subjekt, person, institucion apo ide qe mund t'i interesoje. Te grupuara ne arenat e Pallatit te Kongreseve, qindra firma, perfaqesi, institucione etj., do te kene rastin te kuvendojne mes tyre dhe me publikun e interesuar. Ky manifestim ofron standardet me te mira te ekspozimit dhe organizimit duke kontribuar jo pak ne percjelljen e nje imazhi mjaft pozitiv per realitetin shqiptar.
Kryeministri Sali Berisha preu shiritin e perurimit te Edizionit te 15-te i Panairit te Pervitshem Nderkombetar te Tiranes. Ishte i pranishem ne kete ceremoni edhe Kryetari i Parlamentit te Bosnje-Hercegovines, Niko Lozancic. Fillimisht, ai ishte i pranishem ne Forumin e pare Ekonomik vjetor te organizuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane ne bashkepunim me shoqerine "Klik Ekspo Group". Me, pas te ftuarit e shumte vizituan pavijonet e panairit ne Pallatin e Kongreseve dhe ambientet rreth tij.
Galeria e shteteve:
Ne dyert e Evropes se madhe, te hapur ndaj globalizimit dhe te gjithckaje qe kjo sjell, shqiptaret e biznesit u drejtohen te barabarte ekspozuesve te huaj, te perfshire ne Galerine e Strategjive te Vendeve si: Pavijoni i Italise, Ne startin e Panairit (pozicionuar ne nivelin e pare te ekspozimit), vjen nen kujdesin e Ambasades se Italise dhe Shoqates se Sipermarresve Italiane, Banca Italiana di Sviluppo - Gruppo Veneto Banca per te propozuar ne forme bienale etapat e bashkepunimit mes dy vendeve, e per te vene ne shinat e se ardhmes te tjera marredhenie e partnershipe: jo vetem perfaqesues te investitoreve italiane qe tashme veprojne ne Shqiperi ne sektore kyc (ndertimtari dhe energjetike), por edhe duke udhezuar te tjere sipermarres italiane te synonin zhvillimin e tregut dhe ekonomise shqiptare permes investimeve konkrete. Ne asnje eveniment tjeter tregtar apo ekonomik, sipermarresit nga Belgjika nuk kane qene kaq te prekshem sa ne Pavijonin e Mbreterise se Belgjikes, ne te cilin sektoret qe propozohen jane sa unike aq edhe lehtesisht te thithshem nga tregu shqiptar: industri farmaceutike, sisteme ngrohje etj. Agjencia e Eksporteve te Krahines se Valonise, dhe Ambasada e Belgjikes ne Athine, jane kumbaret e udhetimit te dyte te cilesive belge drejt Tiranes.
Pavijoni i Greqise eshte kuruar edhe kete vit nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise e Krahines se Pierias. Nga intensifikimi natyral i marrjeve/dhenieve tregtare me Greqine, jane lehtesisht te dallueshem dhe sektoret me te spikatur: materiale ndertimi, bojera, metalurgji, energjetike etj. Mbeshtetja e Ambasades se Greqise, konkretizohet edhe ne aktivitetet dytesore qe do te organizohet ne kornizat e Galerise Greke.
Kroacia, permes Dhomes se Tregtise dhe Kroacise, duket te jete kerkuesi me konstant i partnershipit me Shqiperine; ne gati 5 prani te panderprera te Pavijonit te Kroacise ne edicionet e Panairit te Pervitshem Nderkombetar, marredheniet jane dendesuar ne menyre te vecante ne: materiale ndertimi, materiale elektrike, industri detare, telekomunikacion, etj. Ambasada e Kroacise ne Tirane, mbetet nje tra i fuqishem mbajtes ne ecurine e ketij bashkepunimi inter-tregtar. Marreveshjet e Tregtise se Lire ne Rajon, u prijne mbare bashkepunimeve ndertregtare mes Shqiperise dhe te afermeve te saj Ballkanike, cka pohohet edhe prania e perseritur e Pavijonit te Bosnje Hercegovines per shume edicione radhazi ne Panairin e Nentorit; Dhoma e Tregtise me Jashte e Bosnje Hercegovines eshte edhe kete here kupola nen te cilen ekspozojne sipermarres ne fushen e ndertimtarise, perpunimit te letres, agro-ushqimore etj. Pavioni i Republikes se Serbise, ka thyer cdo barriere driteshkurter te bashkejeteses dhe miredashjes mes dy vendeve, perderisa ne cdo edicion te 5-vjecarit te fundit, kompanite serbe ne sofren e biznesit kane perftuar partnere shqiptare dhe anasjelltas, ne sektoret e materialeve elektrike, perpunim druri e metali, agro-ushqimore, elektro-shtepiake, materiale ndertimi etj. Velexpo dhe Ambasada e Serbise ne Tirane, kurojne pergjate nje viti pranine shumekendore te sipermarresve serbe ne Panairin e Tiranes. Nese te rejat perseriten e humbin risine, kjo nuk ndodh ne Galerine e Shteteve, e cila pasurohet kete vit nga nje prani e mirepritur e Pavijonit te Republikes se Cekise, i cili ka perkujdesjen e vecante te Ministrise se Ekonomise se Cekise dhe Entit te Panaireve Zephyr. Pavioni i Bullgarise, eshte pjese perberese plotesuese e cdo panairi te fund-nentorit: industria kimike, materialet elektrike, jane vecantia e ekspozuesve bullgare te paraqitur ne Pallatin e Kongreseve nen kujdesin e Klik Ekspo Group. Dhoma e Tregtise e Malit te Zi, flet ne emer te dhjetera sipermarresve qe presin te shumefishojne marredheniet tashme te shpeshta me tregun e Shqiperise.
Edhe autoshow
Jo vetem mjete motorike per trafikun e Tiranes, por edhe mjete qe shkasin mbi uje: autoshow peson baticen e epokes se re, duke prezantuar ne siperfaqet e jashtme te Pallatit te Kongreseve, edhe jashte qe jane risia e ketij edicioni.
Prani sektoriale dhe individuale
Salloni Nderkombetar i Ndertimtarise dhe Energjetikes, strehon ne ballkonaten e pare kompani veprimtare te ketij sektori qe vijne nga Shqiperia, Italia, Greqia, Gjermania, Maqedonia, Republika e Cekise, Kosova etj. Prani institucionale, institucione financiare dhe sigurimesh, institucione sociale, ofrues sherbimesh, do te ekspozojne ne ballkonaten e dyte te Pallatit te Kongreseve, e cila do te shquhet kete edicion per te qenit teresisht shqiptare. Ne siperfaqet e tjera te ekspozimit, perfaqesohen sektore prodhimtare jo vetem nga Shqiperia, por edhe Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, madje dhe Malta e Brazili.