E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama, vendim politik ndaj "Durres-Kukes"

Kryeprokurorja Ina Rama me aktin e fundit, ate te thirrjes si te pandehur ne prokurori per rrugen Durres-Kukes te ministrit Lulezim Basha, ka shkelur jo vetem vendimin e gjyqesorit, qe pak dite me pare kerkoi pezullimin e hetimeve per rrugen, por nuk mbajti as premtimet e saj publike para shqiptareve, teksa deklaroi se nuk do te kete hetime per kete ceshtje perderisa institucioni i akuzes ka apeluar vendimin e gjykates.

Nga ana tjeter, kryeprokurorja Ina Rama, me gafen e fundit shkel nje nga parimet me themelore dhe te lashta te se drejtes qe nga koha romake, sipas te cilit, Enti Kolektiv, ai privat, publik apo politik, nuk merret asnjehere ne pergjegjesi penale per vendimet e tij. Kjo, sepse pergjegjesia ne te gjitha keto raste dhe ne secilin rast, gjykohet dhe vleresohet vetem kur ajo kryhet nga individi, i cili ka vendosur ne liri te plote.

Nderkohe qe individi qe e nenshtron vullnetin e tij ne nje vendim kolektiv, nuk mban asnje pergjegjesi per kete vendim te marre ne menyre kolektive.

Ne rastin e Entit Politik, apo vendimmarrjes politike, pergjegjesia eshte e vendimmarresve dhe eshte pergjegjesi politike.

Por Ina Rama, ka tejkaluar ne vendimin e saj te fundit cdo prokurori te cdo vendi te lire ose jo. Kjo, sepse, vendimi kolektiv i qeverise per rrugen Durres - Kukes, eshte vendim politik, vendim i shpallur ne fakt edhe ne programin e saj elektoral qe ne fushaten per zgjedhjet e vitit 2005.

Me skandalin e fundit profesional, kryeprokurorja Ina Rama, merr persiper te akuzoje politikisht duke faktuar keqperdorimin e saj ne ekstrem dhe duke e zhveshur keshtu veten por edhe keqperdoruesit e saj, perpara opinionit publik ne Shqiperi.

Fletethirrja per Bashen, u shkel Kodi Penal

Disa nene te Kodit te procedures Penale u shkelen ne rastin e thirrjes se ministrit te Jashtem Lulzim Basha nga ana e Prokurorise se Pergjithshme. Juristet sqarojne se ne rastin e ministrit te Jashtem, eshte shkulur hapur Kodi i Procedures Penale, pasi behet fjale nje ceshtje te vetme, ne kete rast ajo e rruges Durres-Kukes, me disa te pandehur. Nese gjykata vendosi mbyllje te hetimeve per dy zyrtare, ne te vertete, vendimi percaktonte mbyllje te hetimeve. Kete e pohoi dhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama para pak ditesh, menjehere pas vendimit te gjykates. Ajo tha se nuk ishte dakord me vendimin, por theksoi se "per sa kohe ka nje vendim gjykate, hetimet jane bllokuar". "Per shkak te dispozitave te ligjit nuk mund te bejme hetime te tjera", - deklaroi para pak ditesh Ina Rama ndersa dy dite me pare shperndau dy fletethirrje, pak pasi kishte deklaruar se "Gjykata e Tiranes ka vendosur te shfuqizoje vendimin tone per zgjatje te afatit te hetimeve", duke shtuar: "Ky eshte nje vendim gjykate, por ne nuk jemi dakord dhe kete e kemi ankimuar ne Gjykaten e Apelit". Ndersa kishte sqaruar publikisht para gazetareve: "Ne jemi te detyruar te mos bejme asnje veprim hetimor per ato qe kishim parashikuar".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›