E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qiraxhi me 5,5 kg droge

Korce- Operacioni i koduar "Qiraja", ka vene ne pranga dy persona dhe ka sekuestruar nje sasi prej rreth 5 kilograme kanabis stativa dhe gjysme kg heroine. Burime zyrtare nga Policia e Korces bene te ditur se te ndaluarit jane 22 vjecari Jorgo Kamberi, si dhe 29 vjecari Petrit Plloca, nen akuzen e "shitjes dhe prodhimit te lendeve narkotike". Burime te policise sqarojne se droga e sekuestruar dyshohet te jete e destinuar per tregun vendas, kurse te ndaluarit nuk kane pasur lidhje me njeri-tjetrin. Hetimet nga agjentet e Antidroges kishin nisur prej me se nje muaji dhe u perdoren metoda pergjimi e survejimi per kapjen e tyre. Mesohet se 29 vjecari Plloca eshte ndaluar ne banesen e tij te marre me qira, nga ku u caktua edhe emri i aksionit, ne vendin e quajtur "Rruga e Voskopojes". Gjithashtu gjate kontrollit qe iu be baneses u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 5 pako me nga 900 grame secila me bime narkotike te llojit kanabis stativa si dhe nje sasi pluhuri prej 270 grame te ngjashme me heroinen. Gjithashtu policia ka kryer edhe sekuestrimin e nje sasie kartemonedhash te cilat jane 85 euro, 2 dollare dhe 51900 leke, si dhe nje mjet me targe KO 7200B, ne pronesi te vellait, Artan Plloca. Nderkohe ka qene edhe nje mikesha e tij me inicialet J. Gj., qe po hetohet nga policia lidhur me rolin ne trafikun qe kryente Plloca. I njejti operacion ishte vendosur ne ndjekje edhe te dyshuarit te dyte, per shperndarje heroine ne qytet. Burime te policise bejne te ditur se Jorgo Kamberi u kap ne lagjen nr. 17 ne Korce, duke shperndare lende narkotike dhe pas kontrollit i eshte gjetur ne xhepa, nje sasi prej 8 dozash lende narkotike e cila dyshohet se eshte e llojit heroine. Gjithashtu ne cilesine e proves materiale, i jane sekuestruar lenda narkotike, 3 telefona celulare si dhe nje sasi prej 1900 leke. Burime te policise bejne te ditur se kishin me se nje muaj qe te arrestuarit ishin vendosur ne ndjekje nga Antidroga.

D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›