E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet e bujshme shkojne ne gjykate

Lushnje- Prokuroria e Lushnjes i jep fund hetimeve per tre nga dosjet me te bujshme ne kete rreth. Behet fjale per Luan Fushen, i njohur ndryshe me pseudonimin "Pishtari" dhe si i forti i Divjakes, i akuzuar per dy vrasje. Dosja e dyte eshte per Riza Hoxhen, 72 vjecarin e akuzuar per kryerje te marredhenieve seksuale me te mitura duke lene shtatzene nje 13 vjecare ne Kolonje te Lushnjes. Kurse dosja e trete i perket tregtarit te pandehur Alltun Cela, qe masakroi me thike ne mes te qytetit gruan e tij per motive xhelozie. Dy dite me pare kane qene edhe seancat e para gjyqesore per tre te akuzuarit, por jane shtyre per mungese avokatesh dhe plotesim materialesh per hetim. Gjykata e Lushnjes ka shtyre proceset per ne muajin dhjetor.

Mbi Luan Fushen rendon akuza e rende e vrasjes se trefishte e ndodhur ne vitin 1997, ku ka vrare dy vellezer dhe kusheririn e tij ne nje lokal ne qender te qytetit te Divjakes. Ka vetem pak muaj qe Luan Fusha eshte ekstraduar nga shteti italian dhe dy dite me pare, ai eshte paraqitur perballe gjyqesorit te Lushnjes, per te marre edhe denimin perkates. Ne kete seance gjyqesore mungonte avokati mbrojtes i Fushes, Alfred Balla, i cili paraprakisht i kishte bere Gjykates se Lushnjes nje njoftim, ku thuhej se seanca duhet te shtyhej pasi ishte i angazhuar ne nje tjeter proces gjyqesor. Ne kete menyre trupi gjykues i drejtuar nga Bedri Qorri, ka miratuar shtyrjen e kerkeses se avokatit te Luan Fushes, i cili ne Milano te Italise eshte njohur me pseudonimin "Pishtari". Trupi gjykues pasi eshte konsultuar, ka lene nje seance tjeter te radhes per muajin dhjetor.

Ne seancen ndaj te akuzuarit Riza Hoxha eshte ndjekur e njejta procedure. I moshuari eshte arrestuar perpara disa muajve nen akuzen e abuzimit seksual me nje te mitur. Prokurori i ceshtjes ne ngarkim te 72-vjecarit ka pare se gjate zhvillimit te seances gjyqesore, kane dale ne drite te tjera fakte per te cilat vete organi i akuzes nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka poseduar asnje material. Prokurori kerkoi shtyrjen e seances deri ne nje rishqyrtim te ketyre fakteve dhe grumbullim te provave te mjaftueshme. Per kete arsye nga ana e prokurorit, eshte kerkuar me teper kohe. Trupi gjykues i kesaj ceshtje ka marre parasysh kerkesen, duke mos caktuar nje date per seancen e radhes.

Te njejtin fat ka pasur edhe gjykimi i ceshtjes se shume perfolur te Alltun Celes, i cili pak muaj me pare masakroi ne menyre cnjerezore bashkeshorten e tij, prane biznesit te familjes ne qender te qytetit te Lushnjes. Per shkak te mungeses se nje raporti mjeko-ligjor prane dosjes, eshte shtyre edhe gjyqi i radhes. Avokati i te pandehurit pretendon se Cela vuan nga probleme te theksuara mendore dhe ne castin e kryerjes se krimit ka qene nen trysnine e nje depresioni te thelle mendor.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›