"Si shpetova vajzen shqiptare nga prostitucioni dhe tutori"
Norvegjezi, qe shpetoi vajzen shqiptare nga prostitucioni dhe tutori i saj, deshmon per prokuroret shqiptare historine e dy viteve me pare. Ne Gjykaten e Krimeve te Renda jane lexuar gjashte deshmi te marra ne shtetin nordik nga hetuesit, nje prej te cilave e djalit qe quhej Enrik dhe qe njohu rastesisht Silvana Kalemin, ne nje lokal nate. Per 5 ore me radhe ne gjykate ka vazhduar procesi gjyqesor ne ngarkim Nelgert e Astrit Papa, babe e bir, te akuzuar per trafik te femrave me qellim prostitucioni. Prokuroret e ceshtjes, Erviola Stoja dhe Ardian Nezha, kane lexuar deshmite e marra dy jave me pare ne Norvegji. Sipas deshmise se Enrikut, ai e kishte njohur Silvanen ne nje pab, ku edhe kishte kercyer me te. Nje dite nuk kishte mundur dot qe ta takonte. Me pas, ky i fundit i kishte shkuar ne banese, ku edhe kishte takuar rojen e godines, qe i kishte treguar te gjithe historine. Sipas deshmise, mesohet se roja i kishte dhene edhe numrin e telefonit. Pasi eshte ngjitur per te Silvana, kjo e fundit i ka treguar te gjithe historine duke qare. Me pas, ka bere denoncimin, duke i premtuar vajzes qe te lidheshin se bashku e se do te ishte e lire nga kercenimet e te tjereve. Kurse ne deshmine e saj, vajza tregon se eshte njohur me te pandehurin Astrit, ne lokalin e vellait te tij, ne Memaliaj. E demtuara dhe i pandehuri takoheshin shpesh dhe trajtohej shume mire nga ai, madje, ky i fundit i kishte premtuar pushime ne Greqi. Pasi ndenji 10 dite ne Athine, Silvana Kalemi eshte nisur drejt Norvegjise, pasi i ishte premtuar nga Astriti se do kalonin pushimet per nje muaj. Vajza u nis drejt shtetit nordik, me pasaporte te falsifikuar dhe me emrin grek Pagona Givu. Pasi kane mberritur eshte njohur me Nelgertin, i shoqeruar nga nje vajze me emrin Brunilda, nga Pogradeci, nene e nje femije 9-vjecar, per te cilen do mesonte pak kohe me pas se ushtronte "profesionin" e prostitutes, e detyruar nga i pandehuri.
Rrefimi per cmimet e seksit
Silvana ka rrefyer per prokuroret edhe pazaret me klientet. Nje ore kushtonte 1500-2000 korona, dy ore kushtonin 2500-3000 korona dhe nje nate e tere kushtonte 7000-10000 korona. Gjate muajve te pare, Silvanes i takonte te priste 8-10 persona ne dite. Te ardhurat, ka bere te ditur Silvana para gjykates, siguroheshin ne nje kasete ne banke dhe me pas niseshin ne drejtim te Shqiperise.
R.C
Rrefimi per cmimet e seksit
Silvana ka rrefyer per prokuroret edhe pazaret me klientet. Nje ore kushtonte 1500-2000 korona, dy ore kushtonin 2500-3000 korona dhe nje nate e tere kushtonte 7000-10000 korona. Gjate muajve te pare, Silvanes i takonte te priste 8-10 persona ne dite. Te ardhurat, ka bere te ditur Silvana para gjykates, siguroheshin ne nje kasete ne banke dhe me pas niseshin ne drejtim te Shqiperise.
R.C