Masakrohet mjeku kardiokirurg ne QSUT autorit i vdiq i ati

Tirane 1 Dhjetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Nje mjek kardiokirug eshte goditur ne mjediset e punes se tij ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza QSUT pasi autori i dyshuar e akuzon si pergjegjes per vdekjen e te atit.
Kardiokirurgu i plagosur eshte Edvin Prifti. Konfirmohet se autor i dyshuar i ngjarjes eshte Robert Rama 26 vjec lindur ne Diber dhe banues prej vitesh ne Tirane.
Ngjarja ka ndodhur pasdreken e sotme pak ore pasi 57-vjecari Vladimir Rama babai i Robertit nderroi jete ne mjediset e Reanimacionit ne QSUT pas operacionit qe u krye nga mjeku Edvin Prifti. I ndjeri vuante nga zemra dhe nderhyrja kirurgjikale iu krye ne zemer nga mjeku Prifti.
Behet e ditur se mjeku ka pesuar plage ne fytyre si pasoje e goditjes me grusht nga i dyshuari Robert Rama.
Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka shoqeruar autorin e dyshuar Rama e po ashtu ka shoqeruar edhe mjekun Prifti.
r.b/NOA