E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton te vrase punonjesin e lokalit arrestohet

ELBASAN - Qellon me pistolete punonjesin e nje lokali nate arrestohet 31-vjecari. Nje konflikt i meparshem ka cuar ne nje tentative vrasjeje ne ambientet e jashtme te nje lokali ne afersi te Kirurgjise se Elbasanit.


Ngjarja ka ndodhur afer mesnates kur eshte njoftuar se nje shtetas ka qelluar ne drejtim te 27-vjecarit A.K. me banim ne lagjen Sul Paprri i punesuar ne nje lokal nate. Pasi ka qelluar autori eshte larguar bashke me mjetin e tij ne drejtim te paditur.


Fillimisht ai ka qene i paidentifikuar nga policia. Me pas eshte arritur tek shtetasi Haki Lamcja me banim ne lagjen Sule Paprri te cilit sipas policise iu gjet dhe iu sekuestrua nje arme zjarri tip pistolete.


Mesohet se nga kontrolli i mjetit te te dyshuarit e tipit Benz me targa te huaja CT 320 TM u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale edhe nje sasi fishekesh pistolete.


31-vjecari do te duhet te pergjigjet per vepren penale vrasje me dashje te mbetur ne tentative dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake. Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qene nje grindje e meparshme mes dy te rinjve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›