E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau ne Shkoder me thike ekstradohet nga Milano 21-vjecari Astrit Barsaku

Tirane 01 dhjetor 2010/ NOA - Vrau ne Shkoder me thike ekstradohet nga Milano 21-vjecari Astrit Barsaku. Ky ekstradim u krye nga Milano diten e sotme rreth ores 1730 nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana.

Astrit Bahri Barsaku 21 vjec lindur ne Shkoder ka marre ne mungese nga gjykata e Rrethit Shkoder me 9 shtator 2008 masen e sigurise Arrest ne burg.

Kjo mase erdhi pasi ai akuzohet per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me dashje dhe Mbajtje pa leje te armeve te gjahut .

Astrit Barsaku me 14 gusht 2008 rreth ores 2230 ne fshatin Oblike komuna Ana e Malit Shkoder ka goditur me arme te ftohte shtetasin Bruno Logu i cili pasi eshte derguar ne spital ka vdekur si pasoje e goditjeve te marra.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kesaj ngjarje eshte Astrit Barsaku beri zyrtarisht te ditur Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit.

Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Romen me 5 qershor 2009 u be i mundur arrestimi i tij ne Milano me qellim ekstradimi drejt vendit tone.

Ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas Astrit Barsaku i eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.

Barsaku prej kohesh ishte ne kerkim edhe nga Interpoli qe ne faqen e tij kishte publikuar te dhenat e tij por me foto te munguar.

r.b/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›