Operacioni Era e Malit ve ne pranga dy vete
VLOR - Rreth ores 1200 te se martes policia e Vlores se bashku me sektorin e antidroges ka bere te mundur sekuestrimin e rreth 250 kg hashash te presuar qe ndodheshin ne nje kamioncine. Automjeti tip Benz me targa VL 1449 D vinte nga qyteti i Sarandes ndersa eshte ndaluar ne zonen e Qafes se Dukatit teksa vinte per ne Vlore.
Policia beri te ditur se hashashi ndodhej nen shasine e kamioncines dhe ishte i presuar e i paketuar ne qeska. Ne kete operacion u prangosen dy personat qe ndodheshin ne automjet. Zedhenesi i policise se Vlores tha se jane arrestuar Andrea Gjika 35 vjec si dhe Gezim Papa 36 vjec nga Vlora. Per te dy ata eshte prere fleta e arrestit dhe po punohet per te zbardhur se nga ka ardhur kjo sasi hashashi e cila dyshohet te kishte si destinacion tregun e jashtem.