Masakrohet, trupi gjendet pas 2 ditësh në kanal

Trupi i masakruar me gurë e shkopinj i një 38-vjeçari është gjetur i pajetë fshatin Cërravë të qytetit të Pogradecit. Policia dyshon se krimi është realizuar 2 ditë më parë, ndërsa ka vënë në pranga një person të dyshuar si autor të masakrës.
Policia ka marrë njoftim se në fshatin Cërrave-Pogradec, është gjetur një person i vrarë, i hedhur në një kanal. Trupi i pajetë ishte i mbuluar me mjete rrethanore.
Menjëherë pas marrjes se këtij njoftimi u ngrit grupi i punës, i cili shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur kqyrjen e kufomës si dhe identifikimin e saj. I vrari është shtetasi Erjon Ibi, 38 vjeç, banues në Cërravë. Gjithashtu grupi hetimor konstatoi se viktima ishte vrarë dy ditë më parë, transmeton BW.
Pak orë pas zbulimit të krimit policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Sipas policisë krimi ka ndodhur për motive të dobëta.
“Ai është shtetasi Xhensil Lipo 19 vjeç, banues në fshatin Leshnicë-Pogradec. Nga hetimet e deritanishme rezultoi se kjo ngjarje ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ne fshatin Cerravë”, bëri të ditur policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe sendet (gurë, shkopinj) me të cilat autori realizoi vrasjen./Indeksonline/