Masakron gruan me cekan, kapet 42-vjecari
Rudina Llazari
Krimi ne familje ka goditur qytetin e Shkodres ne oret e para te mengjesit te djeshem. Nje 42-vjecar ka ekzekutuar ne menyren me makabre bashkeshorten e tij, nenen e tre femijeve, duke e goditur disa here me cekan ne koke. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit ne lagjen "Partizani" vetem pak metra larg Drejtorise te Policise te Shkodres. Uniformat blu thane se kane arrestuar ne flagrance Nik Prozhmi, i akuzuar se ka goditur per vdekje bashkeshorten e tij 38-vjecare, Terezina. Policia ka pohuar se goditjet me cekan kane qene shume te forta, duke i shkaktuar gruas vdekjen e menjehershme, si pasoje e plageve te renda. Nje telefonate anonime ka vene ne levizje blute e Shkodres, qe mberriten ne vendngjarje. Goditje ne koke dhe shume gjak ne korridorin e brendshem te baneses te Nik Prozhmit, ndersa gruaja ka qene e shtrire ne mes te korridorit, ne nje pellg gjaku. Burime nga policia kane bere te ditur, per "Koha Jone", se skena ka qene shume e llahtarshme. Gruaja kishte marre aq shume goditje sa nuk njihej. "Ishte e mbuluar nga gjaku dhe njeren dore e mbante te hapur, sikur tregonte dicka", tha njeri prej eksperteve, qe mori pjese ne ekzaminimin e vendit te krimit. Ekspertet mjeko-ligjore pohuan se gruaja ka vdekur menjehere. Ajo kishte nderruar jete kur mberriti policia, ndersa bashkeshorti i saj ndodhej ne nje rruge dytesore prane baneses. "Kur mberritem ne shtepine e sinjalizuar, femijet ishin ende ne gjume", bene te ditur burime policore, duke shtuar se ata u kujdesen te leviznin trupin e viktimes dhe te lanin pellgjet e gjakut, perpara se te zgjoheshin vogelushet e moshes 10, 6 dhe 2 vjec. Ndersa policia ka arrestuar Nik Prozhmin, ai eshte justifikuar, duke deklaruar se qelloi per vetembrojtje. "Donte te me vriste. Ishte ne krize nervore. Prandaj e godita", mesohet te kete pohuar ne momentin e arrestimit 42- vjecari, i cili ka ndaluar hapat sapo ka pare policine. Burime jozyrtare te policise vendore kane bere te ditur se Nik Prozhmi eshte shoqeruar tre here ne Komisariatin e Shkodres, pasi gruaja e tij e kishte denoncuar se ai kishte dashur ta vriste, nje here me arme zjarri dhe dy here te tjera me thike, megjithate eshte liruar shume shpejt. Fqinjet kane pohuar se nga banesa njekateshe e Prozhmeve vinin kohet e fundit thirrj,e sidomos te gruas. Burri ishte kujdesur te bente te dukshme semundjen e gruas. Askush nuk mund te thote me saktesi se si ka nisur konflikti ne familjen Prozhmi. Fqinjet kane pohuar se kane degjuar thirrje, por kane pandehur se behej fjale per te njejten situate qe ditet e fundit eshte renduar se tepermi. Vetem kur kane degjuar klithmen ngjethese te gruas, ata kuptuan dicka dhe kane telefonuar ne polici.
Fqinjet: Ishin te dy me probleme
Pese vjet me pare, Nik Prozhmi dhe gruaja e tij, Tereza, kishin ardhur nga Dukagjini dhe kishin blere shtepine e nje personi ne lagjen "Partizani" te njohur ne Shkoder si lagja "Rus". Mes familjeve te vjetra shkodrane, banuese qekur ne kete vend, familja Prozhmi eshte ndjere shume mire. Ne fillim kur erdhen ketu kishin dy femije dhe para dy vitesh ne kete vend lindi edhe djali i vogel i familjes. Sipas fqinjeve, burre e grua deri ne lindjen e djalit te vogel kishin shkuar shume mire, me pas nisen edhe grindjet. Fqinjet thane se gruaja kishte nisur te shfaqte simptomat e nje semundjeje mendore, ndersa Nika simptomat e agresivitetit. Sipas fqinjeve, gruaja ishte ankuar se kishte shume konflikte me burrin e saj dhe se ky jo rralle kishte ngritur doren ndaj saj.