Depresioni, veteflijohen dy te rinj
Eriola Hazizolli
Dy te rinj i kane dhene fund jetes dje ne qytetin e Beratit. Ermira Doko, 32 vjece, banore e lagjes "Clirim", eshte hedhur nga Ura e Gorices, duke humbur jeten ne ujerat e Osumit, ndersa trupi i saj ende nuk eshte gjetur nga policia. Rreth ores 22:30, nje telefonate e bere ne komisariatin e policise ne kete qytet ka njoftuar se nje grua ishte hedhur ne lume. Uniformat blu kane mberritur ne vendin e ngjarjes, ku kane gjetur sendet personale te nje gruaje dhe jane vene ne kerkim te saj. Ne ujerat e ftohta jane futur dy qytetare te rastit, te cilet jane perpjekur t'i vijne ne ndihme gruas, por gjithcka ka rezultuar e kote. Rrjedha e lumit e tejmbushur nga reshjet e diteve te fundit ka perfshire brenda pak castesh trupin e saj. Policia ka nisur menjehere hetimet per te identifikuar gruan qe humbi jeten ne ujerat e Osumit. Ermira Doko, mesohet te jete larguar mbremjen e djeshme nga banesa, cka ka vene ne alarm prinderit dhe familjaret e saj. Keta te fundit kane pohuar se Ermira ish larguar nga banesa duke ju shmangur familjareve, por askush nuk mund ta mendonte se ajo do t'i jepte fund jetes. Policia mesoi se 32 vjecarja pak dite me pare ishte divorcuar nga bashkeshorti dhe gjendja e saj nervore nuk ishte e mire. Shkak i divorcit mesohet te kete qene pamundesia per te sjelle ne jete nje femije. Ne nje moment depresioni, gruaja eshte zhveshur dhe eshte hedhur nga ura e Gorices nga nje lartesi prej tete metrash, ku dhe ka gjetur vdekjen. Policia tha se pritet mberritja e palombareve per te kerkuar trupin e pajete te gruas. Ndersa, ekspertet e policise kane qene duke perpiluar dosjen, rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem eshte marre informacioni per nje tjeter vetevrasje te ndodhur ne kete qytet. Nje i ri eshte hedhur nga kati i peste i pallatit ku banonte, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Arjan Lulo, pak dite me pare, kish mesuar se vuante nga nje semundje e pasherueshme. I riu, banor i lagjes "Muzakaj" ne kete qytet, ka preferuar t'i jape fund jetes per te mos vuajtur nga semundja. Familjaret kane gjetur te pajete 32-vjecarin ne shkallet e katit te pare dhe cdo perpjekje per ta shpetuar ka qene e kote.